Panorama Sport (Albania)

Botërori një fiksim, Mesi në “kundërsulm”

-

Leo Mesi nuk e konsideron veten si lojtari më i mirë në botë, por thotë se gjithmonë ka dëshirë të arrijë më shumë sesa ajo, me të cilën është kënaqur më parë. Kapiteni i Argjentinë­s ka dhënë një intervistë për "Paper". Ai tregon admirimin që ka për kafshët dhe thotë se fëmijët e tij mësojnë shumë nga qeni. Sulmuesi i Barcelonës thekson se fitorja e Kampionati­t Botëror nuk duhet të shndërrohe­t në një fiksim për të dhe për Argjentinë­n, sepse atëherë të gjithë do të kenë shumë presion dhe shanset që ta fitojnë zvogëlohen gjithmonë.

MË I MIRI- "Nuk e konsideroj veten më i miri në botë. Jam thjesht një futbollist më shumë. Në fund të fundit jemi të gjithë njëlloj kur fillojnë ndeshjet, por unë kërkoj që superoj veten". PËRGATITJE­T- "Është e rëndësishm­e që të punojmë mirë në këto stërvitje sepse në eliminator­e na u desh të luftonim deri në fund për të siguruar kualifikim­in. Për më tepër kishim shumë pak kohë për t'u stërvitur". SHANSET- "Kemi shumë mundësi që të bëhemi ekip më i fortë për të qenë kandidatë dhe për të sfiduar të tjerët si Franca, Gjermania, Brazili apo Spanja. Por kemi një grup të mirë dhe kombëtarja e Argjentinë­s është gjithmonë kandidate. Ne aspirojmë gjithmonë të arrijmë majat dhe do të kërkojmë pak nga pak për të rivalizuar të tjerët në këtë turne".

PASIONI- "Jam i dashuruar me kafshët. Jam rritur me to dhe më kanë mësuar shumë gjëra. Tani në shtëpi kemi qenin tonë, Hulk dhe është pjesë e familjes. Fëmijët e mi mësojnë shumë nga qeni, ai u transmeton dashuri atyre".

RIKTHIMI- "Më duhet ta lija vendin tim kur isha i vogël dhe më mungonin shumë gjëra. Por rikthehem shpesh dhe shpresoj që ndonjë ditë të rikthehem për të jetuar aty.

Mua më lumturojnë shumë gjërat e mira në vendin tim". VËSHTIRËSI­TË- "Ne argjentina­sit kemi qenë gjithmonë të aftë për të kaluar vështirësi­të që na dalin përpara. Kemi kapacitet për të qenë bashkë për t'ia dalë në momente të

vështira. Është diçka që e vlerësoj shumë". FITORJA- "Kam mësuar me kalimin e kohës që nuk është mirë që dëshirat e tua të bëhen fiksime. Sepse rritet shumë presioni dhe shanset për t'i bërë realitet janë të vogla".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania