Panorama Sport (Albania)

Shulku ii përmendi dështimin,dështimin, reagonreag­on Partizani:Partizani: E kenikeni trukuartru­kuar kampionati­nkampionat­in

Ish-kapiteni i të kuqve: Partizani dështon nga fryrja e stafit

-

ekretari i Përgjithsh­ëm i FSHF-së, i ftuar në emisionin "Fair Play" të gazetares Enkeleida Zekos në "News 24", bëri një rezyme të sezonit të fundit, ku dha përgjigjet dhe komentet e tij në lidhje me problemati­kat që kanë shoqëruar këtë edicionin futbollist­ik në Shqipëri. Shulku e nisi fillimisht me ndeshjen Skënderbeu-Vllaznia, 1-5, që la një shije të keqe, por sekretari kishte një version ndryshe sa i përket asaj që ndodhi në fushë. "E pashë ndeshjen vete, ekipi i Vllaznisë më shumë se kurrë duhet të arrinte një rezultat dhe e arriti me lojë. Skënderbeu nuk aktivizoi në lojë ekipin më të mirë. Nuk kishte motivim sepse kishte Kupën", u shpreh fillimisht Ilir Shulku.

SKËNDERBEU - "Nuk është gjë pozitive që të dënohet Skënderbeu. Prishet imazhi i futbollit. Çështja është në proces. Ne dhe UEFA presim vendimin e KAS-it. Duhet parë ecuria. Dënimet e UEFA- s kanë qenë në shumë rastet jokolektiv­e. Ekipi i Skënderbeu­t është dënuar si klub, por jo individ. UEFA investigon jo vetëm Shqipërinë, por të gjitha vendet ku ka dyshim. Nuk kam se si ta mendoj që UEFA të veprojë me 2 standarde. Në rastet e mëparshme ka pasur individë dhe persona. Marrëdhëni­et me UEFA-n janë korrekte dhe

Shulku dhe moderatorj­a Zeko miqësore. Jemi në kontakt të vazhdueshë­m. Ne jemi në kontakt edhe me Prokurorin­ë e Përgjithsh­me. Marrëdhëni­et zyrtare janë super korrekte. Komisioni i Etikës ka marrë një vendim për sezonin 2015-2016 për Skënderbeu­n. Nuk mendoj që UEFA është ndikuar nga dënimi i Etikës. FSHF do të jetë në krah të çdo klubi, brenda kuadrit ligjor".

"ARENA KOMBËTARE" - "Ne kandiduam për Superkupën e Europës me projekt dhe jo me stadium të përfunduar. Të gjithë kandidatët e tjerë e kishin të përfunduar. Që ne u zgjodhëm në 3 të parët, do të thotë që kemi projekt shumë real dhe shumë të mirë. Do të jetë vepra sportive më e madhe në Shqipëri. Fitoi stadiumi i Portos me kapacitet më të madh, por me cilësi të barabartë. Radhën tjetër besoj se do ta fitojmë".

RËNIA E VLLAZNISË - "Nuk besoj që ka pasur një njeri që nuk i ka ardhur keq që ra Vllaznia apo edhe Tirana sezonin e kaluar. Ka rënë edhe Partizani, Elbasani, Besa etj. Kjo tregon që ka pasur një kampionat të fortë. Nuk mendoj se humbet tradita me rënien e tyre nga kategoria. Duhet të kenë kushte dhe menaxhim të suksesshëm. E ka Vllaznia potenciali­n të ngrihet vitin e ardhshëm".

LICENCIMI- "Ka kritere qe

duhen plotësuar. Ekipet që nuk i kanë plotësuar kriteret, nuk kanë marrë licencën. Pika e fortë e viteve në vazhdim do të jetë licencimi i klubeve në disa kritere. Komisioni ka filluar punën për të plotësuar dokumentac­ionin".

FLAMURTARI - "Fusha e Flamurtari­t është dënuar, për shkak të disa paralajmër­imeve disa herë. I njëjtit standard është ndjekur edhe me klubet e tjera. Është dënuar fusha e Partizanit, Tiranës, Skënderbeu­t, etj. Ndiqet i njëjti standard. Për sa u përket gjykimeve, është gjë tjetër. Është problemi i një drejtuesi klubi, që ndoshta për të mbuluar gabimet, mundohet ta gjejë fajin diku tjetër".

PARASHIKIM­ET E MZIUT - "I kam dëgjuar dhe nuk mendoj se është normale që një president të bëjë aludime të tilla. Në momentin që ka bërë atë deklaratë, i kemi bërë një shkresë që të na ndihmojë me fakte dhe të shkonim në prokurori për të marrë masa të tjera. Unë nuk e di që pse nuk bashkëpuno­n në FSHF. Motivimi i Skënderbeu­t në të gjithë ndeshjet e fundit nuk ka qenë real. Unë mendoj që përqendrim­i i lojtarëve për 1 ndeshje është shumë i vështirë. Që mund të humbte Skënderbeu ndoshta dihej, ndoshta s'dihej. E njëjta gjë për Partizanin. Skënderbeu e kishte motivimin minimal, Vllaznia superior. E njëjta gjë në ndeshjen Partizani-Kamza, ku luajti presidenti Mziu. Nëse ju e aludoni që është rezultat i goditur, do të behet pjesë e Komisionit. Zoti Mziu do të vijë të ankohet në FSHF, pastaj në UEFA".

PARTIZANI - "E pavërtetë nëse Partizani e klube të tjera e mendojnë një gjë të tillë. Shpeshherë aludohet me gabimet arbitrare. Nuk mendoj se Partizani ka pasur penalitete apo favorizime në garë. Janë të gjithë të bindur që Partizani është aty, çka ka dhënë në fushën e lojës, ato pikë ka. Si ishlojtar e kapiten i Partizanit, nuk është se jam shumë i afërt që ta di si funksionon nga brenda klubi, por personalis­ht mendoj që këto vitet e fundit ka qenë ndërhyrja e shumë faktorëve ne ekip, e stafit drejtues. Pasi në ekipet e tjera ku ka më pak, një staf më konkret në menaxhimin e lojës e resurseve, kanë qenë më rezultativ­e. Te Partizani kjo shtrirja e madhe, duke marrë emra të mëdhenj e duke harxhuar financa, duke ndërruar stafe, qoftë teknik e drejtues, pa diskutim nuk do të japë rezultatin e duhur. Kjo ka qenë pika e dobët".

REGJISTRIM­I I FSHF-së - "Pati një kthim të procedurav­e, po i plotësojmë dhe do t'i dorëzojmë përsëri".

 ??  ?? Partizani në “ajër”, kështu është përshkruar situata e fundit te “demat”. Indirekt kjo është pranuar edhe nga vetë klubi, i cili në faqen e zyrtare ka postuar një foto të një parashutë me logon e Partizanit, që fluturon lart në qiell. Foto shoqërohet me shkrimin: “Përjetë me ty Partizan.”
Partizani në “ajër”, kështu është përshkruar situata e fundit te “demat”. Indirekt kjo është pranuar edhe nga vetë klubi, i cili në faqen e zyrtare ka postuar një foto të një parashutë me logon e Partizanit, që fluturon lart në qiell. Foto shoqërohet me shkrimin: “Përjetë me ty Partizan.”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania