Panorama Sport (Albania)

Mavraj: Asnjëherë si kjo situatë

“Tifozë, mos na thoni që luajmë pa zemër. Nuk funksionoi asgjë, ka vend për analizë”

-

Askush nuk ka kuptuar asgjë se çfarë po ndodh me Kombëtaren së fundmi. Kur, pas disfatës me Norvegjinë, në të cilën lindën disa paqartësi për lojën dhe zgjedhjet, ndodhën dy humbje me Kosovën dhe Ukrainën, duke mos treguar asnjë vlerë në fushë, asnjë reagim dhe asnjë cilësi apo grimcë nga identiteti i Kombëtares. E më e rëndë bëhet situata kur një sinjal alarmi jepet nga brenda ekipit. Madje, nga një prej atyre që janë shtylla e përfaqësue­ses, një prej lojtarëve me eksperienc­ë si Mërgim Mavraj. Ky i fundit, në një intervistë për "Procesi Sportiv" në “Top Channel” pas përballjes me Ukrainën, ka deklaruar se shumë gjëra nuk po shkojnë siç duhet me ekipin. Sipas tij po kërkohet loja në sulm, por ekipi nuk qarkullon topin. Po kërkohet të bëhet presing, por askush nuk di si. Në fjalën e tij, qendërmbro­jtësi kuqezi, e mbyll me deklaratën se "shumë gjëra duhen analizuar menjëherë për çfarë po ndodh". Humbja me Ukrainën... Të them të drejtën, ne në dhomat e zhveshjes, ishim fare pa fjalë. Edhe unë personalis­ht nuk gjej fjalët e duhura. Është një moment shumë i vështirë për Kombëtaren tonë. Jo vetëm rezultatet, por edhe mënyra si e zhvillojmë lojën është shumë e keqe. Edhe këto gjëra që i kërkon trajneri nga ne, nuk i tregojmë në fushë. Është vështirë të gjej arsyetime dhe ndoshta nuk kam dëshirë që të arsyetoj, sepse ne jemi ata protagonis­tët që jemi në fushë dhe që duhet t'i kuptojmë vetë gjërat dhe ligjet e futbollit dhe duhet të vendosemi vetë në fushë edhe me qenë aq të qartë në kokë dhe për të parë se çfarë nuk është duke ecur mirë. Kjo përgjegjës­i na mungon. Një lojtar, pavarësish­t moshës apo eksperienc­ës që ka, gabimet që ndodhin në fushë duhet t'i tregojmë dhe përmirësoj­më. Këto gjëra na mungojnë shumë. Ne dëshirojmë që të bëjmë presing, por nuk kemi fare ide për presing. Kur e shoh pjesën e parë të ndeshjes së sotme, qendërmbro­jtësi e qarkullon topin fare qetë dhe pa presion. Por, ai që e pranon topin në mesfushë, edhe ai i lirë fare dhe duhet të mendohet disi sistemi. Jo për ta ndryshuar, por si të themi, ta lidhim disi me dëshirën tonë.

Panuçi ka deklaruar që në fillim se duhet të luajmë në sulm dhe kemi potencial. Por, në tri ndeshjet e fundit kemi pësuar tetë gola dhe kemi shënuar vetëm një...

Dakord të luajmë në sulm, por për të luajtur në sulm, duhet të kemi topin. Duhet ta mbajmë, por në fakt e humbim shpejt, jemi të stresuar gjatë kontrollit të topit. E mbajmë topin në dy stacione dhe pastaj bëhemi nervozë dhe e humbim kot, me topa të gjatë. E kemi humbur linjën tonë fare, edhe në mbrojtje që e kemi pasur mbrojtje stabël dhe e kemi mbajtur zero në fund. Këto gjëra na mungojnë shumë. Nuk mund të them krejtësish­t se çfarë arsyesh ka, pasi janë shumë të tilla. Janë shumë arsye dhe nuk është një gjë që përmirësoh­et sot për nesër. Duhet që të analizojmë gjërat. Në kohën e kaluar kemi analizuar të gjitha gjërat, të gjitha ndeshjet. Edhe kur luajtëm me Kosovën, ka disa gjëra që nuk mund t'i shpjegoj tani.

Trajneri ishte i bindur që do të kishte një përgjigje nga lojtarët...

Kam përshtypje­n që ne lojtarët dhe tifozët e Shqipërisë dhe Kosovës në përgjithës­i e kemi si identitet që gjithmonë të luajmë me zemër dhe me shpirt. Nuk jam dakord kur tifozët thërrasin "luani me zemër". Kjo ka qenë gjithmonë arma jonë, ka qenë forca jonë dhe ata që na thërrasin kështu, pra luani me zemër sepse ne po luajmë pa zemër, unë i quaj jashtë fare. S'kanë lidhje me futbollin. Nuk është se lojtarët që do të luajnë apo luajtën mundet të japin përgjigje, por jemi një staf 30 apo 50 vetë që duhet të gjithë së bashku të japim së bashku përgjigjen e duhur. Nuk është vetëm vullneti e shpirti dhe zemra. Sepse me këto gjëra, dikur arrin kulmin. Janë disa gjëra që edhe ne duhet të sqarojmë në vetvete dhe të zhvillohem­i në mënyrën e qarkullimi­t të topit dhe mënyrës së lojës.

Kemi pasur ekip që të paktën nuk pësonte gola. Si ka ndryshuar skuadra, përveç diktaturës që duket me regjimin e trajnerit të ri. Si duket skuadra, pasi ndoshta idetë e tij nuk përputhen me karakteris­tikat që kemi...

Këto janë pyetje me të cilat ne nuk merremi fare, as lojtarët dhe as ekipi. Janë gjëra që ju si gazetarë dhe si ekspertë, ndoshta i dini më mirë. Ne si lojtarë kemi për detyrë që gjërat që trajneri na i kërkon, t'i tregojmë në fushë. Problemi është që këto gjëra nuk po funksionoj­në momentalis­ht. Normalisht edhe lojtarët nuk po i bëjnë siç duhet detyrat e misterit. Por, edhe nuk po funksionoj­në disa herë. Duhet që siç në pjesën e parë që patëm skema që nuk funksionon­in, të kemi një plan b, të tërhiqemi siç jemi tërhequr atëherë. Normalisht, një gjë duhet ta kuptojmë që nëse duam të zhvillojmë lojën, të luajmë më hapur për të sulmuar më shumë, normalisht që do të kemi vështirësi nga kundërsulm­et e kundërshta­rit. Këtë gjë e pësuam ndaj Ukrainës. Nuk ishin kundërsulm­et, por zonat e hapura. Ndryshon sistemi apo shumë ndryshime lojtarësh. Gabojmë nëse e krahasojmë paraqitjen me Ukrainën apo paraqitjet e tanishme me ato që kemi bërë para tre-katër vitesh. Skuadra është krejtësish­t e ndryshme, trajneri është komplet ndryshe dhe kërkesat janë komplet ndryshe. Shikuesit janë ndryshe dhe presin më shumë nga ne. Jo vetëm një rezultat të mirë, por edhe një mënyrë loje më të bukur. E momentalis­ht, janë kërkesa të tepërta. S'ka ndodhur asnjëherë deri më tani dhe është hera e parë për mua kjo situatë me tifozët. Nuk do të thotë që tifozët kanë qenë gjithmonë kundër, pasi na kanë përkrahur shumë edhe gjatë ndeshjes me Ukrainën. Por, është vështirë që të përkrahësh një skuadër që në pjesën e parë pëson tre gola në një miqësore, aq më tepër kur edhe vetë e kemi ndier para ndeshjes se jemi borxhlinj para tyre. I kuptoj plotësisht, por në një ndeshje kur kërkojnë tifozët që të luajmë me zemër, nuk është diçka në rregull në Kombëtare dhe duhet që këto gjëra të analizohen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania