Panorama Sport (Albania)

Dallku për ukrainaset: Panuçi, i rrezikuar

-

Triumfi i Ukrainës me Kombëtaren shqiptare ka bërë që mediat vendëse të rikthejnë nën kujtesë një ish-mbrojtës të kuqezinjve që gjithashtu njeh futbollin ukrainas. Armend Dallku, në një intervistë për "Zbirna", ka analizuar ndeshjen miqësore si dhe situatën aktuale që po kalon Shqipëria pas dy disfatave të fundit brenda pak ditësh.

Dallku, cili ishte çelësi i suksesit të Ukrainës?

Fakti që kanë luajtur më shumë bashkë si skuadër. Gjithashtu, niveli i performanc­ës për ukrainasit është më i madh. Shqipëria luante për herë të parë me një rreshtim të tillë. Shumë pjesëtarë të ekipit nuk kanë eksperienc­ë për ndeshje të tilla. Ndodhi e njëjta gjë si me Kosovën, në të cilën Shqipëria gjithashtu humbi. Të pësosh 7 gola në dy ndeshje është shumë. Edhe pse në miqësore rezultati nuk është prioritet, futbollist­ët në Kombëtare duhet të mundohen gjithmonë të tregojnë cilësitë më të mira dhe në çdo moment të kenë përqendrim maksimal. Ukrainasit i shënuan të gjithë golat në qendër… Kjo tregon edhe një herë klasin e lojtarëve të kombëtares suaj. Shumë futbollist­ë të Shqipërisë nuk kanë luajtur rregullish­t me klubet e tyre. Dyshja e qendrës nuk kishte luajtur në këtë lloj kombinimi më parë. Kishte probleme në krahun e majtë të mbrojtjes.

A është Ukraina shumë më e fortë se Shqipëria?

Po! Niveli i kampionati­t ukrainas është më i lartë se në Shqipëri. Dhe ndeshja e fundit tregoi se është e vështirë për të rinjtë shqiptarë që të rezistojnë përballë paraqitjes së lojtarëve të Ukrainës.

Pas dy humbjesh të tilla, a është tronditur pankina e Panuçit? Mendoj se po. Pavarësish­t faktit se ai ka një kontratë afatgjatë, shumë njerëz janë të pakënaqur me metodën e tij të punës dhe nuk mund të thuhet se gjithçka në skuadër po rrjedh qetësisht.

Do të drejtojë Dallku Kombëtaren shqiptare?

Mbase nga viti tjetër do të nis kurset e trajningut. Çdo trajner ka ëndërr që të drejtojë Kombëtaren.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania