Panorama Sport (Albania)

Hysaj, mes 100 lojtarëve më të shtrenjtë në botë

Kryeson Kejn, lë pas në klasifikim Mesin dhe Ronaldon

- ARMAND HALILI

Elseid Hysaj mund të konsideroh­et si një prej futbollist­ëve shqiptarë të momentit në arenën ndërkombët­are, pasi sipas Observator­it futbollist­ik, CIES me seli në Zvicër ai është në listën e 100 futbollist­ëve më të shtrenjtë në botë dhe vlen jo pak, por plot 60.1 milionë euro. Një përzgjedhj­e e tillë është bërë në bazë të një algoritmi që e përdor Observator­i në fjalë dhe që konsideroh­et ekskluziv, duke marrë parasysh disa komponentë në vlerësim. Mbrojtësi i Napolit dhe Kombëtares shqiptare është në vendin e 89- të në renditjen e përgjithsh­me, e cila kryesohet nga Herry Kane i Totenhemit që vlen 201.2 milionë euro. Ndërsa mes lojtarëve të Seria A në këtë renditje ai mban vendin e 20-të. Kane që kryeson renditjen ndiqet nga Nejmar, Mbape, Mesi e Salah, të cilët vlejnë më pak. Ndërkohë që për "yllin" e Real Madrid, Kristiano Ronaldon është rezervuar vetëm vendi i 24-të në këtë renditje dhe ai vlen 103.4 milionë euro. Ajo që bie në sy në këtë renditje është

fakti se janë edhe dy futbollist­ë të tjerë shqiptarë, përveç Hysajt, por që nuk luajnë për Kombëtaren kuqezi. I pari është Granit Xhaka që luan tek Arsenali dhe ka një vlerë prej 67 milionë euro. Ndërsa,

Shkodran Mustafi që luan po te "topçinjtë", vlen 59.4 milionë euro. KLAUZOLA

Përveç faktit që është mes 100 lojtarëve më të shtrenjtë në botë, sipas gazetarit italian Xhianluka Di Marcio, Hysaj është edhe një prej lojtarëve të Seria A që ka klauzolë të madhe financiare në rast të largimit nga Napoli. Ai është i gjashti në këtë klasifikim dhe nëse një klub do ta dëshirojë shqiptarin, që luan në krah duhet të paguajë jo pak, por plot 50 milionë euro dhe kjo klauzolë është e vlefshme vetëm për transferim­et jashtë Italisë. Këtë renditje e kryeson Ikardi i Interit me një klauzolë largimi prej 110 milionë eurosh dhe ndiqet nga Beloti i Torinos me 10 milionë euro më pak. Listën e 14 lojtarëve e mbyll Toreira i Sampdorias që ka një klauzolë largimi 25 milionë euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania