Panorama Sport (Albania)

Gazetari, Ançelotit: Merr Strakoshën

-

Napoli pritet të bëjë një revolucion total në ekip. Trajneri i ri, Karlo Ançeloti, pritet të vendos pikat mbi "i", për të përforcuar ekipin dhe të jetë i denjë për të luftuar për titull kampion vitin e ardhshëm, por pse jo dhe kompetitiv në Europë. Gazetari italian, Rafaele Auriema, ka një vizion të qartë se si mund të zgjidhen shumë probleme në skuadër. "Napoli duhet të marrë Strakoshën. Jam i bindur se ai do t'i zgjidhë të gjitha problemet e kësaj skuadre", ka thënë gazetari. Nuk dihet nëse kjo këshillë do të merret parasysh, por Strakosha po kalon një moment shumë të mirë te skuadra e Lacios dhe ofertat nga jashtë vendit nuk i kanë munguar. Falja publike

Strakosha ka qenë në qendër të vëmendjes nga tifozët romanistë, pas një statusi që ka vënë në rrjetet sociale. "Falënderoj Zotin që zgjodha Lacion sepse mund të shkoja te Roma". Kjo fjali bëri që tifozët e Romës të ironizonin dhe në një postim në faqen e tyre theksuan: "Ne, gjithashtu, falënderoj­më Zotin që ke zgjedhur Lacion". Por, portieri i Kombëtares shqiptare që luan në Seria A me bardhekalt­rit, nuk e ka lënë me kaq, por ka bërë një koment të shkurtër "26 maj". Kjo ditë simbolizon fitoren në Kupën e Italisë nga Lacio, pikërisht në përballje në finale me Romën në vitin 2013. Kjo përgjigje mori shumë reagime negative nga tifozët e Romës. Megjithatë, Strakosha ka bërë një prapaktheh­u, duke kërkuar falje në rrjetet sociale. "Do të doja të kërkoja falje për komentin. Duhet të jem një shembull dhe mos të bëj gabime si ky", ishin fjalët e portierit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania