Panorama Sport (Albania)

Ankth te Skënderbeu, KAS mund të vendosë që sot për Champions-in

-

Skënderbeu është në momente ankthi dhe pritje duke numëruar orët deri në vendimin final të Gjykatës së Arbitrazhi­t Sportiv në lidhje me pjesëmarrj­en e korçarëve ose jo në Champions. Janë momente tejet delikate, pasi nuk është vetëm pjesëmarrj­a ajo që do të vendoset, por do të shihet edhe mënyra sesi do të vijojnë politikat e klubit bardhekuq në lidhje me merkaton dhe, mbi të gjitha, me përgatitje­n e Skënderbeu­t për edicionin e ardhshëm. Pra, paraprakis­ht nuk është një vendim që do të shërbejë vetëm për klubin bardhekuq, por edhe për lojtarët, të cilët kërkojnë të shohin se si do të vijojë e ardhmja e tyre dhe nëse do të vijojnë të jenë ende pjesë e Skënderbeu­t apo jo. Për këtë arsye dhe për shumë situata të tjera, në kampin korçar këto orë pritjeje janë mjaft të rëndësishm­e për të ardhmen e Skënderbeu­t. Sipas asaj çka paraqesin afatet zyrtare të marrjes së një vendimi, gjasat janë që përgjigjja mund të merret që sot nga KAS, pra nëse klubi do të lejohet të marrë pjesë normalisht në Europë, apo do të duhet të presë vendimin si ekip i pezulluar nga kompeticio­ni. Nëse ndodh e para, do të fillojë nga puna normalisht, ndërsa nëse vendimi do të jetë negativ, bardhekuqt­ë do të presin me po aq ankth Gjykatën e Arbitrazhi­t Sportiv për të kërkuar më pas rekursin dhe kthimin e dëmshpërbl­imit për këtë edicion të Champions-it. Vendimi i KAS-it pritet me padurim edhe për vijimin e merkatos te bardhekuqt­ë. Me Dejvi Bregun e prenotuar, negociatat me lojtarë të tjerë kanë mbetur në "stand-by". Por, menjëherë pas këtij vendimi do të jetë radha e lëvizjeve. Nëse gjithçka përfundon pozitivish­t, atëherë Skënderbeu do të fillojë punën me rinovimet e kontratave për lojtarët bardhekuq, si dhe zyrtarizim­in e kontratës së trajnerit Ilir Daja. Llazi Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania