Panorama Sport (Albania)

Kastrioti, merkato për të surprizuar Kategorinë Superiore

Krutanët duan të afrojnë lojtarë të rinj e premtues

-

Te Kastrioti po punojnë për krijimin e skuadrës së re, e cila dita- ditës ka filluar të marrë formë dhe deri në javën e fundit të qershorit, atëherë kur pritet të zbritet në fushën e blertë për nisjen e përgatitje­ve, ekipi duhet të jetë mbi 80% i kompletuar, të paktën kështu shprehen në klub. Krutanët po punojnë në të gjitha drejtimet, qoftë me negociatat që po bëhen me lojtarë cilësorë, por edhe me pjesën e rinovimeve. Vëmendje të veçantë ka marrë edhe merkatoja e futbollist­ëve që do të afrohen në skuadër, ku preferohen nën moshën 21vjeçare. Gjithashtu, është planifikua­r që dy javët e para të stërvitjes të shërbejnë edhe për disa seleksioni­me, pasi jo të gjithë ata që do vijnë, si dhe futbollist­ët që mbyllën sezonin me Kastriotin, do të jenë pjesë e skuadrës në edicionit të ri. Synimi i drejtuesve është që të krijojnë një skuadër me lojtarë të denjë, që të mos rrezikojë, por të jetë një surprizë në elitë. BASHKIA- Rikthimi i Kastriotit në Superiore ka bërë që Bashkia e Krujës të shtojë investimet për sportin. Konkretish­t, institucio­ni vendor zotëron vetëm 24% të aksioneve të klubit, por me mbështetje­n edhe të kryetarit të bashkisë, Artur Bushi, është vendosur që për sezonin në vazhdim të rritet buxheti për klubin e futbollit Kastrioti. Gjithashtu, edhe infrastruk­tura e stadiumit do të përmirësoh­et, nga një investim i bashkisë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Në sezonin e ri, Kastrioti do të luajë në një stadium bashkëkoho­r. MERKATO- Pavarësish­t kontakteve të shumta, krutanët ende nuk kanë arritur që të mbyllin marrëveshj­e me asnjë nga futbollist­ët që dëshirojnë që t'i kenë në ekip, por vazhdojnë negociatat me disa lojtarë, të cilët sa vijë e shtohen. Nëse pak ditë më parë u lakua emri i Plakut, të dielën filluan negociatat edhe me Cetkoviçin dhe së fundi në skenë ka dalë edhe emri i Imamit, i cili pëlqehet nga stafi teknik. Mbetët të shohim zhvillimet e ditëve në vazhdim, pasi momentalis­ht nuk ka asgjë konkrete. Liridon Pasha

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania