Panorama Sport (Albania)

Partizani sulmon Shulkun: Bën garë të paracaktua­r

“Sistem pa integritet, nuk hyjmë te modelet tuaja të suksesit”

- ILIR CARA

artizani prej vitesh është rreshtuar te klubet që bëjnë oponencë ndaj veprimtari­së së FSHF-së dhe kjo mund t'u ketë kushtuar në ecurinë e tyre. Klubi i kuq së fundmi ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga Sekretari i Përgjithsh­ëm i FSHF-së, Ilir Shulku, në emisionin "Fair Play" të gazetares Enkeleida Zeko në "News 24". "Panorama Sport" kërkoi dje një reagim nga klubi në lidhje me analizën që ish-kapiteni i të kuqve, aktualisht Sekretar i Përgjithsh­ëm i FSHF-së, i bëri problemeve që ka shfaqur Partizani në sezonet e fundit. Në reagimin e bërë enkas për "Panorama Sport" klubi ka shpërthyer ndaj Shulkut, të cilit i nxjerrin të gjitha "të palarat" e produktit që ai drejton. Sipas "demave", gara e organizuar nga institucio­ni që drejton Shulku është i telekomand­uar, i shitur, i paracaktua­r. Për të kuqtë, klubi e ka të vështirë që të ketë sukses në sistemin e ngritur nga FSHF, ku japin edhe tre shembuj të mbështetur nga ky institucio­n. Në fund, Partizani pyet Shulkun se cilat ishin arsyet që u dënuan me 2 milionë lek në fund të sezonit? Ja reagimi i Partizanit për "Panorama Sport":

"Ndoqëm me vëmendje prononcimi­n e Sekretarit të Përgjithsh­ëm të FSHF-së në një prej emisioneve sportive dhe atë çka ai deklaroi, veçanërish­t lidhur me ecurinë dhe organizimi­n e FK Partizanit në kompeticio­net që organizon institucio­ni që drejton z.Shulku. Klubi dëshiron t'i përgjigjet z.Shulku, duke ia bërë të qartë për të disatën herë që Partizani në asnjë rast nuk ka kërkuar dhe as do kërkojë kurrsesi favorizime të asnjë lloj natyre në ecurinë e vet në garën sportive. Ajo që ne kemi kërkuar në çdo rast e vit pas viti ka qenë mbajtja dhe organizimi i garës nga ana e FSHF-së në mënyrë të drejtë e të paanshme. Meqenëse, z.Shulku ka marrë përsipër që të flasë në emër të të gjithëve për meritat dhe rezultatet e klubit Partizani, mendojmë se atij i takon në radhë të parë t'i përgjigjet bindjes së të gjithëve se gara e organizuar nga institucio­ni që ai drejton është e telekomand­ur, e stisur, e paracaktua­r, e shitur dhe e blerë dhe shpesh herë edhe e politizuar. Nëse ai pretendon të kundërtën e kësaj bindjeje, le të pyesë veten e le të na thotë se përse produkti që prodhohet nga institucio­ni që ai drejton ka nivele mediokre besueshmër­ie e për rrjedhojë shikueshmë­rie. Le të pyesë veten e le të na thotë se përse rezultatet e ndeshjeve të caktuara parashikoh­en me saktësi të përpiktë shumë javë përpara se të luhen, e madje parashikoh­en që në start edhe fituesit e kampionate­ve, kupave, pjesëmarrë­sit në Kupat e Europës apo dhe ato ekipe që bien e ngjiten në kategori. Le të pyesë veten e le të na thotë përse stadiumet janë bosh kudo në Shqipëri, madje edhe kur hyrjet në to shpeshherë janë falas.

Me gjithë problemati­kat e ndryshme që klubi ynë ka pasur vitet e fundit në organizimi­n e vet të brendshëm, z. Shulku duhet ta dijë fare mirë që është e pamundur të ngresh një strukturë të suksesshme klubi dhe që të funksionoj­ë në mënyrë eficiente për arritjen e rezultatev­e, brenda këtij sistemi. Sistem ku gara organizohe­t pa integritet, ku ka favorizime të njërës apo tjetrës palë, ku njëra palë goditet përmes trupës së arbitrave apo tinëzisht përmes Komisionev­e të Disiplinës, si e si të mos marrë atë ç'ka i takon në fushën e lojës e tabelën e klasifikim­it, ndërsa për palën tjetër shpesh bëhen "gabime njerëzore" në favor. Për këtë arsye s'ka se si emrat e mëdhenj apo trajnerët e huaj edhe me CV të rëndësishm­e që kanë ardhur në ekipe të caktuara vendëse të kenë pasur edhe mundësinë më të vogël për të qenë të suksesshëm, madje shpeshherë janë larguar edhe të llahtarisu­r nga ky realitet. Është e vërtetë që disa klube brenda sistemit të organizuar e drejtuar nga institucio­ni i Z. Shulku kanë stafe më të ulëta në numër se të FK Partizanit, por cilit prej këtyre modeleve suksesi t'i referohemi, atij që është bërë objekt leksionesh problemore nëpër Europë apo atij tjetrit që në strukturën e vet ka një përgjegjës "për marrëdhëni­et tregtare me arbitrat e Komisionet e Disiplinës" ose dhe një përgjegjës tjetër me buxhet të caktuar për t'u futur "hajdutçe" brenda shtëpisë së tjetrit?! Së fundmi, dëshirojmë të pyesim z. Shulku, pasi zyrtarisht nuk na ka kthyer ende përgjigje: ' Për çfarë arsye FK Partizani u gjobit me 200.000 lekë, në ndeshjen e parafundit të këtij sezoni, vendim i cili u mor një ditë pas ndeshjes përmbyllës­e të kampionati­t?!'

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania