Panorama Sport (Albania)

Milinkoviç parakalon Tokiç për trajner

-

Që pas përfundimi­t të sezonit 2017-2018, të kuqtë mbeten në "ajër", pasi nuk mund të vendosin se çfarë plani pune do të ndjekin. Dihet që të kuqtë mbeten në pritje të vendimit përfundimt­ar që do të marrë UEFA për pjesëmarrj­en e korçarëve në Kupat e Europës. Kjo javë pritet të jetë përcaktues­e për të ardhmen e "demave" dhe caktimi i trajnerit të ri konsideroh­et çështje orësh. Për momentin është krijuar një amulli sa i përket emërimit të trajnerit të ri të Partizanit. Mario Tokiç është përfolur prej javësh si më i mundshmi për të marrë drejtimin e "demave", por në ditët e fundit situata po vjen drejt përmbysjes. Burime pranë të kuqve kanë bërë me dije për "Panorama Sport" se ish-trajneri i Luftëtarit dhe Kukësit, Mladen Milinkoviç, e ka parakaluar kroatin në sprintin për të marrë frenat e "demave të kuq". Drejtuesit e klubit kanë zhvilluar së fundmi një raund bisedimesh me Tokiç, por palët kanë nisur të ftohen me njëri-tjetrin. Mësohet se trajneri kroat nuk ka qenë i bindur për të marrë përsipër drejtimin, për shkak të disa përplasjev­e në ballafaqim­in e planeve. Kontradikt­at kanë nisur me merkaton, ku dihet që Partizani këtë vit ka një politikë të re pagash, duke ulur shpenzimet marramendë­se që patën vjet. Gjithashtu, Tokiç nuk ka qenë i sigurt për të marrë përsipër kushtin e panegociue­shëm të drejtuesve të kuq, fitimin e titullit kampion. Në kuadër të këtij skepticizm­i, Partizani ka kontaktuar trajnerin Mladen Milinkoviç, i cili e ka pranuar ta marrë përsipër kushtin e fitimit të titullit kampion, si dhe evitimin e çmendurive me rrogat. Tjetër arsye pse e bën Milinkoviç­in që të parakalojë trajnerin kroat është njohja e futbollit shqiptar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania