Panorama Sport (Albania)

Lika: Nuk kam qejfmbetje, por duhet të më lajmëronin

Ish-trajneri: E kuptova që nuk do rinovonim

-

Hasan Lika nuk ka ndonjë peng pas largimit nga Luftëtari. Të paktën, këtë e thotë vetë për "Panorama Sport" trajneri që udhëhoqi gjirokastr­itët drejt suksesit historik. "Është e drejtë e klubit që ka marrë këtë vendim, por mirë do të ishte të më kishin vënë në dijeni, sepse këto lëvizje janë bërë gjatë kohës që ne ishim aty dhe luftonim të gjithë për Europën. Sigurisht nuk mund të ndihesh mirë në këto raste, por puna nuk u prish. Çdo gjë shkoi sipas parashikim­it dhe kapëm objektivin. Nuk mund të them tani se kam ndonjë peng, pasi kur arrin diçka pozitive, të gjithë kanë meritën e tyre, ashtu siç kur nuk ia del të kapësh atë që synon, të gjithë janë bashkëfajt­orë. Unë jam ndarë normalisht me Luftëtarin dhe nuk kam ndonjë qejfmbetje me drejtuesit. Në fund të fundit është e drejta e presidenti­t për të vendosur. Kontrata ime përfundont­e më 31 maj, por kur mësova që klubi kishte të tjera plane, në heshtje refuzova të pranoja të ulesha në bisedime. Fakti që nuk më pyetën për lojtarët, se kush duhet të qëndrojë dhe kush duhet të largohet deri më 31 maj, natyrisht që e kuptova se si do të shkonin punët. I mirëkuptoj drejtuesit, sepse kështu funksionon. Në Gjirokastë­r kanë ardhur shumë menaxherë, qoftë për lojtarë, ashtu edhe për trajnerë gjatë muajve të kaluar. Ashtu siç shkova unë te Luftëtari, mund të vejë edhe dikush tjetër, ky është zanati ynë. Por, mbi të gjitha mua më vjen mirë që arritëm diçka pozitive. Nuk kam çfarë të komentoj më tepër", ka thënë fillimisht Lika, për të shprehur më pas mirënjohje­n për ambientin në Gjirokastë­r. "Gjej rasti t'i falënderoj të gjithë, duke filluar nga presidenti Tavo, tifozët dhe futbollist­ët. Jam i lumtur që edhe tifozët gjirokastr­itë kanë shprehur mirënjohje ndaj punës time", - theksoi 58- vjeçari. I pyetur për të ardhmen, Lika pranoi se nuk ka asgjë konkrete, ndërsa e mbylli me batutë. "Ku i dihet, mund të më kërkojë Mançesteri apo Çelsi". Ndërkohë, është fakt që për trajnerin kryeqyteta­s ka shfaqur interesim ditët e fundit klubi i Flamurtari­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania