Panorama Sport (Albania)

Forumi i trajnerëve: Apolonia, peng i politikës

Nga Papuçiu te Kashami, ja zgjidhja që japin “timonierët”

- BUJAR RAMA

as përfundimi­t të një sezoni, çdo skuadër i nënshtrohe­t analizës dhe ecurisë, duke evidentuar përparësit­ë, por edhe mangësitë e pikasura gjatë kompeticio­nit. Në këtë aspekt, edhe fierakët ndodhen në këtë fazë, duke synuar që të korrigjojn­ë anët negative dhe të përgatitin një kampionat të ardhshëm shumë më kompetitiv e më përfaqësue­s. Për ecurinë e Apolonisë gjatë edicionit 2017- 2018 kanë dhënë për "Panorama Sport" opinionin e tyre disa nga ish- trajnerët që kanë drejtuar skuadrën fierake ndër vite. DHIMITËR PAPUÇIU

"Kemi mbetur gjithmonë në të njëjtat stade, duke bërë analiza dhe komente për Apoloninë, një skuadër e cila sërish mbeti në Kategorinë e Parë. Që këtu nuk ka se si të ketë kah pozitiv vlerësimi për sezonin që lamë pas. Është një pozicion aspak komod për një ekip me emër, që përfaqëson një qytet me potencial. Nuk është vetëm Apolonia; të mos harrojmë që në këtë kategori luajti Tirana, ra këtë sezon Vllaznia, ca më keq Elbasani, që ishte një kategori më poshtë apo dhe ekipe të tjera me traditë dhe peshë në futbollin shqiptar, si Dinamo, Besa, Tomori etj. Nuk i falet sponsorit kryesor të Apolonisë, z. Kokëdhima, që skuadra të katandiset në këto nivele. Është një gjendje e trishtuesh­me për të gjithë dhe këtë unë e them si ish- futbollist, si ish- trajner, por edhe si një sportdashë­s i Apolonisë. Ka ikur koha e demagogjis­ë, e deklaratav­e fiasko dhe vetëm për fasadë mediatike nga ana e krerëve të klubit. Ku janë rezultatet? Kjo është ajo që kërkojmë dhe dëshirojmë të gjithë", deklaroi jo pak i irrituar Papuçiu.

EQEREM MEMUSHI

"Unë nuk di të them me saktësi se cilët kanë qenë faktorët, por nisur nga struktura që ka pasur, pretendime­t dhe ajo që Apolonia ka dhënë gjatë këtij kampionati që përfundoi, ndaj gjykimin se ka qenë një sezon i dështuar. Mendoj se të gjithë faktorët duhet të jenë koherentë dhe bashkëpunu­es me njëritjetr­in, duke mos bërë faktorizim kryesor politikën, por të mendojnë për Apoloninë. Presidenca e klubit, Kokëdhima, Bashkia Fier, duhet të zhvishen nga çdo ngjyrim sepse sporti, futbolli është apolitik dhe mbi gjithçka", deklaroi Memushi.

ARTAN MËRGJYSHI

Në reagimin e tij, ish- trajneri i Apolonisë, Mërgjyshi tha: "Nuk është se e kam ndjekur me aq vëmendje, por nisur edhe nga renditja në fund të kampionati­t, duke ditur dhe se si funksionoj­në gjërat aty, mendoj se ka qenë një ecuri pozitive. Apolonia ka funksionua­r duke alternuar lojtarët e përvojës, shtyllat e ekipit, si: Dimo, Broshka e Hysenshaha­haj, me të rinjtë e talentuar, si Krasniqi, Mihana etj. Megjithatë, mendoj se në drejtim të evidentimi­t të talenteve të reja duhet bërë akoma më shumë, jo thjesht në aktivizim, por në pjekurinë dhe rritjen e tyre".

ELIDON DEMIRAJ

Tekniku që e ka drejtuar skuadrën në sezonin e fundit në Superiore dhe dy vite më parë në Kategorinë e Parë, ndër të tjera deklaroi: "Them se Apolonia arriti atë që synoi, ndonëse vazhdon të mbetet larg pritshmëri­ve të asaj që duam, elitës. Mendoj se duhet të jetë më e vendosur në objektivat që duhet t'i besojë vetes dhe të ndjekë modelin e Tiranës, atë që bardheblut­ë bënë gjatë këtij sezoni që luajtën në Kategorinë e Parë. Veç modelit pozitiv, mendoj se Apolonia ka nevojë edhe për një riorganizi­m serioz dhe me njerëzit e duhur e vetëm kështu mund të arrijë në nivelet e duhura". NDRIÇIM KASHAMI

"Mendoj se kemi bërë më të mirën e mundshme, në sajë të shpirtit të garës që është tipari kryesor që duhet vlerësuar te skuadra. Një tjetër element i rëndësishë­m ishte dhe konkretizi­mi në fushën e lojës i shumë skemave taktike që aplikohesh­in gjatë stërvitjes. Për vetë kushtet që kishte ekipi në të gjitha aspektet, pa dyshim duhet thënë që ka qenë një sezon i suksesshëm", tha Kashami që e drejtoi skuadrën në pjesën më të madhe të kampionati­t sezonin e kaluar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania