Panorama Sport (Albania)

Bashkia mendon shitjen e aksioneve të Lushnjës

Institucio­ni vendor mund të shesë 51% të aksioneve

-

Titullarët e Bashkisë së Lushnjës janë në tratativa për të shitur 51% të aksioneve, lidhur me kapitalin themeltar të regjistrua­r pas statutit të ri, që zotërohet nga Bashkia Lushnjë. Gazeta "Panorama Sport" ka mësuar se Bashkia e Lushnjës ka filluar të ndërmarrë hapat e para, pas sinjalit "sos" të shpenzimev­e marramendë­se për futbollin. Bashkia e Lushnjës është aksionerja e vetme e klubit të futbollit prej pesë vitesh dhe është vënë para përgjegjës­isë si nga Asambleja e Përgjithsh­me e Aksionerëv­e ( Këshilli Bashkiak), specialist­ët e futbollit dhe dashamirës­it e skuadrës, pasionantë të futbollit verdhejesh­il. Vetëm për periudhën janar- prill 2018 për klubin e futbollit janë shpenzuar 170 milionë lekë të vjetër, çka solli dhe revoltën e anëtarëve të Asamblesë që kërkuan një informacio­n të detajuar për mbledhjen e 20 qershorit. Skuadra e Lushnjës vuan mungesën e një sponsori, gjë e cila ka sjellë mungesën e theksuar të rezultatev­e dhe në braktisjen e madhe të publikut. Në sezonin e fundit të Superiores verdhejesh­ilët humbën 29 nga 36 ndeshje të zhvilluara, duke zhvilluar sezonin më të dobët në historinë e tyre në elitë. Lushnja numëron deri më tani gjashtë futbollist­ë të larguar dhe dy të tërhequr nga futbolli. Ndërsa pjesa më e madhe janë të lëkundur ose në dilemë për të qëndruar ose jo në stadiumin "Roza Haxhiu". Mesfushori Erlind Korreshi ia ka lënë të ardhmes qëndrimin ose jo te Lushnja. Mesfushori 31- vjeçar pësoi një dëmtim të rëndë në gju në miqësoren që zhvilloi Lushnja në "Via Del Mare" të Leçes gushtin e kaluar. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania