Panorama Sport (Albania)

Tomori shpallet kampion, sherr mes lojtarëve dhe tifozëve

Beratasit mundin Ilirinë, tension në fushë dhe në shkallë

-

Tomori shpallet kampion për Kategorinë e Parë të të rinjve. Skuadra beratase dhe ajo e Ilirisë, pasi e kanë siguruar ngjitjen në Superiore për sezonin e ardhshëm, janë ndeshur mes tyre në kompleksin "Internacio­nal" në Pezë- Helmës për të shpallur kampionen e të rinjve për Kategorinë e Parë. Pas një loje më të bukur dhe më të qartë, skuadra beratase ka triumfuar 2- 1 duke u shpallur kampionia e Shqipërisë. Kanë qenë Vaso Koka e Rikeld Tabaku autorët e dy golave që i dhanë triumfin skuadrës së Tomorit. Ndërkohë që fushë-krujasit kanë arritur të shkurtojnë me anë të Luiz Gjinit dhe madje kanë qenë shumë pranë edhe barazimit, por merita i ka takuar portierit beratas Renco Memlikaj që ka hequr dy gola të sigurt.

Ndeshja

Prova e parë serioze do të vijë në minutën e 4-t nga ekipi fushë-krujas, kur Kadiu godet fuqishëm brenda zonës dhe një mbrojtës e ka shpëtuar portën beratase. Në minutën e 11-të vjen goli i Tomorit që mban autor Vaso Koka që pas krosimit të Zogas, godet pranë pikës së penalltisë GOLAT: Gjini 74'/ Koka 11', Tabaku 47'

ILIRIA: Loci, Kasalla, Gjokeja, Gjini, Xheka, Limanaj, Kruta, Xhafa (Limanaqi 53'), Abazi, Kadiu, Ziri.

Trajner: A.Deliu TOMORI: Memlikaj, Lamaj, Korkuta, Hysaj, Tabaku, Kunani, Hyseni, Qengji (Ismaili 76'), Zoga, Nasufi (Ruçi 46'), Lireza (Kovaçi 59'). Trajner: I.Droboniku KARTONË TË VERDHË: Gjokeja 85'/ Hyseni 29', Hysaj 32', Qengji 61', Zoga 66'

KARTONË TË KUQ:

Abazi 38'/ Lamaj 38' GJYQTARË: L.Mustafaraj, A.Potomi, A.Memlika, E.Spahiu (Tiranë) DELEGAT: Eraldi Shera ( Shijak)

duke e mposhtur portierin fushë-krujas, Altin Loci. Tifozët beratas (rreth 50) në delir. Më pas loja ka nervozizëm, por më shumë vihet re në radhët e tifozërive kur në të 38-ën ka edhe një ndërprerje të ndeshjes për afro dy minuta, kur një grup tifozësh

beratas e fushë-krujas u përplasën me njëri-tjetrin, gjë që detyroi të ndërpritej loja nga kryesori Labian Mustafaraj. Delegati i ndeshjes, Eraldi Shera ftoi trajnerin e Ilirisë, Dashamir Çangu dhe trajnerin beratas Iken Droboniku për të qetësuar situatën, e

cila nuk degjeneroi në përleshje, dhe më pas ndeshja nisi përsëri. Në të 40-ën është Ziri që godet mjaft bukur, por Lamaj e shpëton portën e Tomorit. Por, ka nervozizëm mes Lamajt dhe Abazit, ku fushëkruja­si e ka ofenduar lojtarin beratas dhe ai kundërpërg­jigjet duke pështyrë. Kështu Mustafaraj ka vepruar mirë duke i nxjerrë të dy me të kuq. Në fraksionin e dytë skuadra e Tomorit shënon golin e sigurisë që në fillimin e saj kur Tabaku lëshon një parabël drejt portës dhe topi ndalet në rrjetë. Pas golit të dytë, skuadra beratase e ul ritmin dhe fushë-krujasit zgjohen teksa shkurtojnë 16 minuta para fundit. Është Gjini që godet diagonal, topi prek shtyllën pingule dhe futet në rrjetë, 21. Janë minuta të ndezura, por fushë-krujasit nuk arrijnë të barazojnë dhe Tomori fiton 2-1. Abdulla Dushku

 ??  ?? Tomori kampion i U-19 në Kategorinë e Parë
Tomori kampion i U-19 në Kategorinë e Parë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania