Panorama Sport (Albania)

Kombëtarja U-19, barazim në frymën e fundit me Maqedoninë

Lojë e mirë e vajzave kuqezi, por mungon konkretizi­mi

- LLAZI SARO

ombëtarja shqiptare e femrave për moshën nën 19 vjeç e mbylli në barazim 1-1 testin e parë miqësor me Maqedoninë. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Skënderbeu" të qytetit të Korçës, Nevil Dede nuk kishte të plotë grupin e sportistev­e, megjithatë Shqipëria e drejtuar prej tij tregoi një futboll të mirë, sidomos në fazën sulmuese. Edhe pse golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit, në fraksionin e parë ishin disa mundësi të mira për skuadrën tonë kombëtare. Në minutën e 13të ishte Esi Lufo që përballë portieres kundërshta­re nuk e dërgon topin në rrjetë, duke fituar vetëm një goditje dënimi. Aksioni pasardhës me krosimin në zonë sjell një tjetër mundësi shënimi për vajzat kuqezi. Në minutën e 39- të Shqipëria ndërton një aksion model me disa pasime ku marrin pjesë Sulo, Lufo dhe në fund finalizimi nga distanca e kapitenes Levenaj, por pa mundur të gjejë rrjetën. Pjesa e dytë nis me disa zëvendësim­e, por edhe me lojë të mirë nga ana e vajzave kuqezi. Shqipëria provon në harkun e gjashtë minutave, ku i afrohet golit fillimisht në të 53-ën me Begollën dhe më pas me Lufon në të 59- ën, por që nuk arrin të koordinohe­t ashtu si duhet.

Atëherë kur dukej se Shqipëria e kishte lojën nën kontroll, Maqedonia befason kombëtaren tonë, ku përfiton nga një pakujdesi në mbrojtjen kuqezi dhe na ndëshkon në të 62- ën. Megjithatë, skuadra e Nevil Dedes nuk dorëzohet dhe vazhdon të sulmojë, derisa shpërblehe­t në minutën e 89të, ku Begolla fiton një 11metërsh, të cilin e godet saktësisht duke vendosur baraspeshë në rezultat. Në minutat shtesë skuadra jonë përpiqet për të shënuar golin e fitores, por rezultati nuk ndryshon dhe të dyja skuadrat ndahen në paqe. Ndeshja e radhës për Shqipërinë do të jetë në datën 6 qershor, ku skuadra jonë do të udhëtojë drejt Ohrit për të luajtur sfidën e kthimit përballë Maqedonisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania