Panorama Sport (Albania)

Nojer: Luftova deri në fund, do t’ia dal

“Mendoja gjithmonë pozitivish­t, kjo më ndihmoi shumë”

-

anuel Nojer mungon që prej tetorit të vitit të kaluar në fushat e blerta. Portieri pësoi një dëmtim në krah dhe u detyrua t'i nënshtrohe­j një operacioni. Pasi gjithçka shkoi me sukses, ai filloi një fazë intensive rehabiliti­mi ku iu desh të shkonte edhe në Tailandë, në kohën kur stërvitej me Bajernin. Nojer në fakt ishte në luftë me kohën. Botërori po afrohej,k por portieri nuk kishte ende asnjë minutë në këmbë. Trajneri Hejnkes nuk kërkonte të rrezikonte me aktivizimi­n e tij në Bundesligë. Por Manuel ia doli vetëm falë stërvitjes dhe egos së tij. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, Nojer ishte pranë trajnerit Lëv.

Cili ishte suksesi i rikthimit tuaj?

Nuk mund të ndaj me ju gjithçka çfarë ndjeva gjatë këtyre muajve. Një lojtar në formë ka ulje-ngritje gjatë një sezoni. Kështu ndodh edhe me një që është në fazën e rikuperimi­t. Ishte një periudhë e gjatë dhe e lodhshme, por edhe e bukur.

Si ishte koha e rehabiliti­mit?

Ishte një periudhë stërvitjes­h intensive. Por kalova një kohë të bukur me fizioterap­istët dhe trajnerët e portierëve. Isha gjithmonë pozitiv dhe mendoja që mund t'ia dilja dhe duhet t'ia dilja. Këtë mendim pozitiv e kam pasur gjithmonë në

kokën time. Nëse nuk do ta kisha, atëherë nuk do të isha sonte me ju. Tani ndihem mirë dhe kam marrë lavdërime nga shokët e skuadrës. Çfarë ju thanë shokët? Ata më thanë që nuk mund ta dallonin që nuk kisha luajtur për një kohë të

gjatë. Ishte një vlerësim shumë i sinqertë nga ana e tyre. Për mua kjo do të thotë gjithçka. Jam i bindur që mund t'ia dal gjatë gjithë kampionati­t Botëror. Jam i lumtur dhe dua të luaj sa më shumë ndeshje në këtë kompeticio­n me përfaqësue­sen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania