Panorama Sport (Albania)

Pikford portieri titullar i Anglisë në Botëror, Kejn merr numrin 9

-

Kapiteni i Anglisë, Herri Kejn, do të mbajë fanellën me numrin 9 në Botërorin e Rusisë, Rahim Sterling 10 dhe portieri Xhordan Pikford konfirmohe­t edhe njëherë si zgjedhje e parë e trajnerit Garet Sauthgejt, pasi i është dhënë numri 1. 32 kombëtaret finaliste të Botërorit Rusi 2018 konfirmuan listat e tyre ditën e djeshme, ndërsa "Tre Luanët" njoftuan edhe numrat që lojtarët e tyre do të mbajnë gjatë turneut. Sauthgejt i ka dhënë numrin 11 Xhemi Vardit, ndërsa Markus Rashford dhe Dele Ali do të mbajnë respektivi­sht numrat 19 dhe 20. Mbrojtësi i ri, Trent Aleksander-Arnold, do të veshë bluzën me numrin 22. Xhesi Lingard do të mbajë numrin 7, Uellbek 14, Loftus-Çik 21. Në repartin e mbrojtjes, Kajl Uokerit i është dhënë fanella 2, ndërsa ai që parashikoh­et të jetë titullar për krahun e djathtë, Kieran Tripier, do të mbajë numrin 12. Qendërmbro­jtësit Xhon Stons dhe Herri Maguire do të mbajnë

bluzat me numrat 5 dhe 6, e cila lexohet nga disa, si një tregues se ata do të jenë edhe dyshja e qendërmbro­jtjes në ndeshjen e parë kundër Tunizisë më 18 qershor. Geri Kejhill, i cili shkëlqeu në miqësoren ndaj Nigerisë, duke u shpallur edhe lojtari më i mirë i ndeshjes, do të mbajë numrin 15,

ndërsa Fill Xhons 16. Erik Daier, që është projektuar të luajë në mesfushën defensive, do të ketë numrin 4, ndërsa ish-kapiteni Xhordan Henderson 8. Tani fokusi i ishullorëv­e do të jetë ndeshja e fundit miqësore kundër Kosta Rikës në "Elland Road". Pas saj, Anglia do të udhëtojë në bazën

e saj në qytetin e Repinos, shumë pranë Shën Pjetërburg­ut në Rusi, përpara ndeshjes hapëse të Botërorit, kundër Tunizisë më Vollgograd më 18 qershor. Në 24 qershor, ata do të luajnë në Nizhni Novgorod kundër Panamasë dhe ndaj Belgjikës në Kaliningra­d më 28 qershor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania