Panorama Sport (Albania)

Lojtarë ‘mbipeshë’ në Rusi

Kejn futbollist­i i dytë më i rëndë i Botërorit, Shaqiri më shtatshkur­tri

-

Me listat e 32 ekipe ve finaliste të Botërorit që u dorëzuan në FIFA ditën e djeshme, tashmë ato shndërrohe­n në shifra të vlefshme për statistici­enët. FIFA i ka shoqëruar emrat e 736 futbollist­ëve të Botërorit me peshën dhe gjatësinë e tyre, duke nxjerrë statistika tepër interesant­e.

ÇUDIT KEJN - Por shumë janë habitur kur kanë parë emrin e kapitenit të Anglsisë, Herri Kejn, në listën e lojtarëve më të rëndë në Rusi. Sulmuesi i Totenhemit peshon 98 kg, vetëm një kg më pak se mbrojtësi rekordmen i Panamasë, Roman Torres ( 99 kg). Për këtë arsye, 24vjeçari ka punësuar edhe një shef privat kuzhine për të rregulluar nivelin e kalorive që do marrë gjatë turneut, në mënyrë që të jetë në formë ideale për "Tre Luanët". Ndërsa futbollist­ët më të lehtë janë Takashi Inui i Japonisë, Havier Akinjo (Meksikë) dhe Mbark Bousoufa ( Marok), të cilët peshojnë vetëm 59 kg.

GJIGANTËT - Sa i përket gjatësisë, lojtari më shtatlartë do të jetë portieri kroat, Lovre Kaliniç, i cili shënon 2.02 metra gjatësi. Lojtari tjetër që i kalon 200 cm është Janik Vestergard ( Danimarkë), ndërsa mbrojtësi argjentina­s Federiko Facio dhe portieri i Belgjikës, Tibo Kurtua janë të dy 1.99 m. Lojtarët më shtatshkur­tër të këtij Botërori janë peruani Alberto Kuinter, Jahia Al- Sheri i Arabisë Saudite dhe nuk mungon as Xherdan Shaqiri i Zvicrës, që të tre 1.65 m. Skuadra më e gjatë e turneut është ajo e Serbisë me një mesatare prej 186.69 cm, duke lënë pas nordikët e Danimarkës me 186.6 cm. Por, këta të fundit mbajnë primatin e skuadrës më të rëndë sipas FIFA- s, me një mesatare prej 82.6 kg për lojtar.

 ??  ?? Herri Kejn, lojtari i dytë më i rëndë i Botërorit, 98 kg
Herri Kejn, lojtari i dytë më i rëndë i Botërorit, 98 kg

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania