Panorama Sport (Albania)

Rafinja sot përshëndet Milanon, Interi studion planin për ta rikthyer

-

Rrugët e Rafinjës dhe Interit do ndahen zyrtarisht sot në mesnatë: 5 qershori 2018 është, në fakt, data e fiksuar për të ushtruar të drejtën e blerjes nga zikaltrit (35 milionë euro plus 3 si bonuse). Një shifër që Interi, siç u raportua edhe ditën e djeshme nga "La Gazzetta dello Sport", i ka komunikuar klubit katalanas se nuk do e paguajë duke shtyrë çdo diskutim për në korrik.

DËSHIRË - Do jetë një lojë diplomatik­e mes palëve dhe e shumta do varet nga "taktika" bindëse që do përdorin Rafinja dhe Mazinjo (babai-menaxher). Numri 8 i Interit është shndërruar, brenda pak kohësh, në një simbol të vërtetë për popullin zikaltër dhe në selitë milaneze e dinë mirë se rëndësia e braziliani­t është e madhe. Veçanërish­t në fushë, ku këmbët dhe inteligjen­ca e tij futbollist­ike e kanë shndërruar në një pikë referimi të lojës së Spaletit.

ZGJIDHJE - Interi, në krahun e tij, do kërkojë një huazim dyvjeçar me detyrim blerjeje për të bërë të mundur që pagesa mos përfshihet në bilancin aktual. Ndërsa Barça, pikërisht për faktin se Rafa tanimë është rikthyer

në ritmet e larta, mund të përdorë këtë "justifikim" për të luajtur me çmimin.

VENDIMTAR - I transferua­r në Milano gjatë merkatos së janarit, debutoi më 28 shkurt në Ferrara kundër Spalit. Fillimisht, siç kujtoi vazhdimish­t edhe trajneri zikaltër,

ishte grupi që e ndihmoi të rikuperont­e formën fizike, pasi dëmtimi në gju e detyroi të kishte një kujdes më të madh në përgatitje dhe jo gjithmonë ka mundur të shtyjë me vazhdimësi. Më pas, rolet u shkëmbyen: nga momenti që rifitoi ritmin, ishte ai që ndihmoi

skuadrën. Nga Rafinja kujtohen lotët që i mbuluan fytyrën pas humbjes ndaj Sasuolos, që u "thanë" vetëm pas fitores në Romë kundër Lacios. "Mision i kryer", shkroi në "Instagram". Tani misioni do jetë një tjetër: rikthimi i braziliani­t në Milano.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania