Panorama Sport (Albania)

Botëror “i zgjeruar”, por Italia bën tris

Më shumë ekipe, Paolo Rosi udhëhoqi të kaltrit te triumfi

-

Kur gjykon se ital ianët triumfojnë jo vetëm pas 44 vjetësh, por dhe kur në Botërorin spanjoll marrin pjesë për herë të parë jo 16, po 24 skuadra, bindesh se djemtë e Berxotit me Rosin në krye kanë të drejtë të krenohen. Ky Botëror nis dy ditë pasi ka përfunduar lufta midis Argjentinë­s dhe Britanisë së Madhe për ishujt Falkland. Në këtë luftë fitojnë anglezët, po kjo nuk i frymëzon dot futbollist­ët e tyre të fitojnë në Spanjë, ku në gjysmëfina­le u hapin rrugë gjermano- perëndimor­ëve. E njëjta gjë ndodh me argjentina­sit që gjunjëzohe­n, ashtu si dhe brazilianë­t, përpara Paolo Rosit, i cili shënon 4 nga të pesë golat e këtyre ndeshjeve.

Europa me 13 skuadra

Në këtë Botëror më e privilegju­ar është Europa me 13 skuadra, veç Spanjës si vend organizues. Amerika përfaqësoh­et me 4 skuadra, dy të Amerikës Qëndro-Veriore dhe Karaibeve, dy të Azisë dhe Oqeanisë dhe dy të Afrikës. Mungon Holanda, dy herë nënkampion­e e botës e eliminuar në ndeshjet në grup, ku do të triumfojë Franca e Belgjika dhe rikthehet në skenën e botëroreve Anglia, ndonëse në vendin e dytë në grup pas Hungarisë duke lënë pas Rumaninë dhe Zvicrën.

Italia e nis me vështirësi

Për argjentina­sit nisja është e keqe, që në ndeshjen inaugurues­e me Belgjikën. Keq u shkojnë punët dhe Rumeniges me shokë, që humbasin në grup me Algjerinë, edhe ata që në takimin e parë (2-1). Dhe nëse kualifikoh­en, duke e rehabilitu­ar plotësisht veten e tyre, kjo ndodh pas fitores kundër Austrisë (1-0) të vendosur pas aludimeve për një marrëveshj­e të

pashpallur në dëm të Algjerisë. Ndërsa Italia barazon të tria ndeshjet në grup dhe kualifikoh­et në raundin e dytë vetëm prej golavarazh­it. Një start me shumë vështirësi për ata që më pas do të fitonin trofeun. RF Gjermane, e cila pa shumë

telashe kalon grupin e fazës tjetër me Argjentinë­n, Spanjën, dhe mrekullish­t kualifikoh­et në finale pasi mposht Francën e Platinisë, madje dhe me shtesë loje dhe me 11-metërsh.

Finalja

Në finale ndeshen Italia e Rosit me RFGJ të Rumeniges. Italianët janë në fillim nervozë, aq më tepër që humbasin Gracianin të zëvendësua­r pas 7 minutash nga Altobeli. Veç kësaj, Kabrini humbet një 11-metërsh. Në ndonjë rast tjetër italianët dhe do të ishin dorëzuar. Po

jo në këtë finale. Në të 56-ën minutë shënon Rosi, në 69ën dyfishon rezultatin Tardeli pas një aksioni koral dhe në 80- ën çimenton fitoren Altobeli. Presidenti italian Bertini i drejtohet mbretit spanjoll Huan Karlos pranë tij në tribunën e nderit me

këto fjalë: "Gjermanët nuk mund të na arrijnë". Dhe kështu ndodh. Ata kanë kohë të shënojnë vetëm golin e ngushëllim­it me anë të Brajtnerit atë me 11-metërsh, 7 minuta para mbarimit. Italia për të tretën herë është kampione e botës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania