Panorama Sport (Albania)

Milani, tjetër sulm për Falkaon

“Djalli” mund të sigurojë paktin duke ofruar një nga sulmuesit e organikës

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

adamel Falkao vazhdon të jetë një profil që gjithmonë e më shumë në orët e fundit po lakohet si përforcim i mundshëm për Milanin. Kolumbiani ka edhe tri vite kontratë me Monakon, skuadër ku ka edhe rolin e kapitenit. I intervistu­ar disa ditë më parë, kolumbiani pranoi se ndihej i nderuar që ndaj tij përflitej një interes kuqezi, por njëkohësis­ht nënvijëzoi se vëmendja e tij është të kombëtarja kolumbiane me të cilën do të shkojë në Rusi për Botërorin. Të grumbullua­r në "Milanello" nën urdhrat e teknikut Hoze Pekerman, kolumbianë­t po stërviten në fushat e Milanit, e ndoshta Falkaos ndonjë mendim po i shkon nëpër mend.

TIGRI- 32-vjeçari në sezonin që sapo u mbyll ka luajtur relativish­t pak ( 26 ndeshje) në të cilat ka mundur të gjejë rrugën e golit në 18 raste, teksa në pesë të tjerë ka shërbyer për shokët. Statistika­t flasin pozitivish­t për "Tigrin", i cili ka një mesatare realizuese mjaft të mirë duke qenë se realizon një gol çdo 98 minuta. Ai vlerësohet shumë në Principatë dhe vështirë se do ta lejonin të largohej pa ndonjë shumë të majme (30-40 milionë euro).

Për sa i përket Milanit, kuqezinjtë do të mundohen të ulin vlerën dhe të përfshijnë në bisedimet një nga sulmuesit e tepër në " Milanello", me njërin mes Kalinçit dhe Andre Silvës që duhet të bëjë valixhet. Një tjetër hipotezë mund të jetë përfshirja e Karlos Bakës në këmbim të Falkaos, me Monakon që do të merrte si ofertë edhe 10 milionë euro shtesë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania