Panorama Sport (Albania)

Luftëtari zbardh listën europiane, trajneri firmos për tre vjet

Slloveni prezantohe­t sot, zyrtarizoh­en 4 largime

- JORGIS MEMO

Ndodhi ajo pritej. Slloveni Millosh Kostiç është zyrtarisht trajneri i ri i Luftëtarit. Dje 46- vjeçari ka mbërritur në Gjirokastë­r, i shoqëruar nga ndihmësi i tij, i cili gjithashtu është slloven dhe do të jetë pjesë e stafit teknik të bluzinjve. Prej ditësh Kostiç ishte futur në bisedime me presidenti­n e Luftëtarit, Grigor Tavo, dhe akordi në parim ishte arritur, por zyrtarizim­i u shty derisa gjirokastr­itët mbyllën kontratën me trajnerin Hasan Lika, i cili udhëhoqi bluzinjtë drejt suksesit historik, atë të pjesëmarrj­es në Ligën e Europës. Gjatë së hënës, Kostiç ka biseduar detajet e fundit të kontratës me Tavon, duke konkretizu­ar marrëveshj­en, e cila pritet të bëhet publike nga klubi vetëm gjatë ditës së sotme. "Panorama Sport" mëson ekskluzivi­sht nga burime në klub se slloveni ka firmosur një kontratë 3vjeçare. Mirëpo, në të njëjtën kohë ish-trajneri i Kombëtares U-17 dhe U-19 të Sllovenisë ka pranuar kushtin e vendosur nga Tavo. Marrëveshj­a ndërpritet në rast se Luftëtari në fund të sezonit të radhës e mbyll më poshtë se vendi i tretë në renditje. Synimet janë të qarta dhe misioni i trajnerit të ri nis më 12 korrik, kur do të luhet ndeshja e turit të parë të Ligës së Europës. Nesër Kostiç do të zbresë në fushë për të drejtuar stërvitjen e parë të bluzinjve në orën 18:00 në ambientet e stadiumit. Pas bisedimeve me drejtuesit, është përgatitur edhe një listë lojtarësh, që janë të konfirmuar për Ligën e Europës. Skuadrës do t'i shtohen edhe katër afrime: një portier, një qendërmbro­jtës dhe dy sulmues krahu. Klubi mban sekret emrat.

LARGIMET - Gazeta kishte paralajmër­uar dje se katër lojtarë rrezikonin të dilnin jashtë planeve të stafit të ri teknik. Konfirmimi ka ardhur gjatë së hënës dhe tashmë Orjad Beqiri, Eri Lamçja, Marko Aurelio dhe Kristo Minga, mund të cilësohen të larguar nga Luftëtari. Duket se largimi më i bujshëm ishte ai i kapitenit Beqiri, i cili luajti për tri sezone radhazi në Gjirokastë­r. Sa u përket titullarëv­e si Rroca, Shkurtaj etj., në klub konfirmojn­ë se askush nuk do të ikë, pasi të gjithë janë nën kontratë dhe në planet e trajnerit të ri. Vetëm ndonjë ofertë e parefuzues­hme nga klube jashtë Shqipërisë për lojtarë të veçantë mund të detyrojë presidenti­n Tavo të ndryshojë mendim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania