Panorama Sport (Albania)

Teuta “peshkon” në Kosovë, ikën Dediç

Klubi nuk i ofron rinovimin mesfushori­t boshnjak

-

Anel Dediç është futbollist­i i radhës që mbyll aventurën me Teutën. Mesfushori­t boshnjak i përfundoi kontrata me mbylljen e sezonit futbollist­ik 20172018 dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur që të mos i ofrojnë rinovimin 27-vjeçarit. Ai zhvilloi një sezon të kënaqshëm, duke shënuar 7 gola në 29 ndeshje në Kategorinë Superiore, por pavarësish­t formës së tij, bregdetarë­t kanë vendosur të mos i ofrojnë rinovimin boshnjakut, që ishte një forcë më shumë edhe për sulmin. Pas largimit të tij, numri i futbollist­ëve të huaj në skuadër ka mbetur në tre: Ante Hrkaç, Bojan Gjorgjievs­ki dhe Amadu Latif. Në fakt, të tre lojtarët janë nën kontratë dhe, falë performanc­ave të tyre, kanë fituar besimin e drejtuesve për të qëndruar edhe një sezon në "Niko Dovana". Projekti i ri do të bazohet rreth tyre, por edhe lojtarëve shqiptarë si Moçka, Hakaj, Shkalla, Kruja dhe Beqja. Ndërkohë, situata e mesfushori­t të krahut, Arbër Çyrbja, është e paqartë, pasi kapitenit i përfundon kontrata dhe ka disa oferta të rëndësishm­e. Pas zyrtarizim­it të mbrojtësit të majtë Edison Ndreca, si dhe trajnerit Bledi Shkëmbi, që zëvendësoi Gentian Begejën në pankinë, ekipi po fillon të marrë formë. Boshti i skuadrës do të ruhet, ndërsa do të ketë vetëm përforcime cilësore. Aktualisht, drejtuesit dhe trajneri i ri po punojnë për të afruar një mesfushor qendre dhe një krahu. Gjithashtu, prioritet për durrsakët është edhe një sulmues goli.

MERKATO - Shkëmbi ka disa kërkesa dhe emri i parë është kosovari Florent Avdyli. Mësohet se mesfushori që mbylli sezonin me Lirinë e Prizrenit mund të luajë edhe në rolin e qendërmbro­jtësit, teksa gjasat janë që t'i bashkohet Teutës në ditët e ardhshme. Mediat kosovare raportojnë se trajneri Shkëmbi e kërkon me patjetër në skuadër Avdylin, pasi e njeh mirë gjatë aventurës së tij te Liria e Prizrenit. Afrimi i 24vjeçarit do të ishte shumë i rëndësishë­m për bregdetarë­t, që kanë humbur Ardit Hilën, i cili vendosi të largohej pas 3 vitesh. Drilon Xhepollari

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania