Panorama Sport (Albania)

Sane jashtë, Lëv trondit gjermanët

“Leroi nuk u integrua si duhet në skuadër, do të synojmë trofeun e dytë radhazi”

-

je ishte dita ku trajneri Joahim Lëv do të merrte vendimin përfundimt­ar të 23 lojtarëve që do të udhëtonin për në Botërorin e Rusisë më 14 qershor. Në orën 11.30 Lëv doli përballë gazetarëve në qendrën ku është grumbullua­r kombëtarja. Ai foli për arsyen pse nuk zgjodhi mesfushori­n e Mançester Sitit dhe për objektivin e skuadrës në Rusi. Lëv theksoi se gjermanët duhet të synojnë fitimin e Kupës së Botës për herë të dytë radhazi. Trajneri është arkitekti i skuadrës gjermane që i ka fillimet e saj në vitin 2006, kur Lëv ishte ndihmësi i Jurgen Klinsamnit, atëherë trajner i "pancerave". Si u zhvillua përzgjedhj­a? Me siguri që kam pasur ditë më të mira si trajner i kombëtares gjermane. Më duhet të largoj katër lojtarë shumë të mirë që e meritonin të ishin me ne në Botëror. Unë dhe stafi im jemi të vetëdijshë­m për cilësitë e tyre. Kam folur me lojtarët që do të largohen dhe më pas me pjesën tjetër të skuadrës. Të katër lojtarët janë shumë të zhgënjyer, por ishte një vendim i ngushtë. Të gjithë luftuan për një vend në skuadër dhe kjo ishte një shenjë e mirë. Duhet të shohim dhe anën pozitive, kemi në skuadër shumë variacione.

Çfarë mund të na thoni për Nojer?

Ai na konfirmoi se është 100 për qind i gatshëm dhe nuk kishte probleme me këmbën e tij. Ndeshja me Austrinë na tregoi që atij mund t'i besohet. Ishte mirë që ndeshja u luajt edhe pse kishim disa vështirësi me kohën e keqe. Të dielën bëmë edhe një analizë MRT dhe aty pamë që çdo gjë është në rregull.

Jeni gati për Botëror? Tani shkojmë drejt Rusisë, skuadra është e plotë. Kam parë që lojtarët janë pak të lodhur nga këto 14 seancat e stërvitjes. Prandaj vendosëm që sot (dje) skuadra të qëndrojë pushim dhe të rigjeneroj­ë energjitë. Ndeshja me

Austrinë na tregoi që duhet të punojmë intensivis­ht në stërvitje në disa gjëra. Kam besim se do t'ia dalim të jemi në formë kur të vijë ndeshja me Meksikën. Do të jemi gati.

Pse nuk u grumbullua Sane?

Ishte një vendim i ngushtë

mes atij dhe Julian Brandt dhe ne vendosëm për Brandt. Ishte njësoj si një garë 100m kur Sane humbi në fotofinish. Por, Leroi ka një talent të padiskutue­shëm. Ai do të rikthehet me ne në shtator. Në ndeshjet që luajti me ne nuk u përshtat siç duhet,

duke mos u integruar në skemat e skuadrës.

Kush është objektivi juaj? Mund të arrijmë diçka të jashtëzako­nshme dhe historike. Jemi kampion bote në fuqi dhe kemi fituar kupën e konfederat­ave. Tani mund të fitojmë sërish Kupën e

Botës, gjë që s'ka ndodhur asnjëherë më parë. Objektivi për ne është i qartë, të fitojmë trofeun në fund. Por, që ta arrijmë këtë duhet të luajmë më mirë seç kemi bërë në 2014 në Brazil. Dhe për këtë na nevojitet një përgatitje më e mirë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania