Panorama Sport (Albania)

Shpresat, përmbysje të çmendur me Bjellorusi­në

- Vladimir Mema

Shpresat e Shqipërisë bëjnë autokritik­ë pas humbjes me Bosnjën, teksa ditën e djeshme kanë mundur 3 me 2 Bjellorusi­në në "Elbasan Arena". Shkëlqejnë dy autorët e golave, Shefiti me golin e parë në debutim dhe më pas Sahiti me dopietën e tij të parë, të cilët u dhanë fitoren të besuarve të Bushit. Një pjesë e parë me disa gabime, por që mbyllet në barazim, ndërsa e dyta është për t'u vënë në kornizë për tanët. Pas dy ditësh, sërish akti i radhës me Bjellorusi­në në Elbasan.

NDESHJA - Shqipëria është e vendosur mirë në fushë në minutat e para, teksa ka një dominim të lehtë ndaj kundërshta­rit dhe shfaqen rrezikshëm në zonë. Seferi në dy raste provon, por sfera shkon jashtë. Minutat kalojnë dhe ndeshja luhet më shumë në mesin e fushës, por atëherë kur nuk pritej, bjellorusë­t na ndëshkojnë. Fiadosau del i vetëm me Kastratin në të 30-ën, me goditjen që përfundon më rrjetë. Shokohen tanët, të cilët janë të shpërqendr­uar mbrapa, por në dy raste Kastrati tregohet i vëmendshëm dhe u mohon kundërshta­rëve gola të tjerë. Gjithsesi, në fund është Shefiti ai që rikthen baraspeshë­n në fushë, teksa i vetëm fare pranë zonës përfiton si duhet dhe e dërgon topin më rrjetë. Mbyllet fraksioni i parë i lojës në shifrat 1 me 1. E dyta nis në sulm për tanët, teksa ka disa raste të njëpasnjës­hme, por nuk finalizohe­n me gol, për t'u veçuar dy mundësi të Tolit dhe Shabanit. Ndeshja është e hapur, edhe me miqtë që provojnë

mundësitë e tyre, por pa rezultat. "Era" e golit po ndihej dhe në të 64-ën është Sahiti që bën gjithçka mirë në zonë dhe kalon në avantazh tanët. Shefiti ka mundësinë pak më vonë për të shënuar të tretin, por vonohet në goditje dhe më pas sfera përfundon jashtë. Sahiti ka ende për të treguar nga repertori i tij, teksa në të 80-ën kalibron të djathtën dhe topin e ndal vetëm rrjeta. Ka kohë edhe për një gol të miqve në të 88-ën me anë të Antileuski­t. Gjithsesi, Shqipëria ia del të fitojë në këtë miqësore dhe të zhvillojë një lojë të bukur.

 ?? FOTO F.HAZIZLLARI ?? Sahiti duke festuar një nga golat e djeshëm
FOTO F.HAZIZLLARI Sahiti duke festuar një nga golat e djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania