Panorama Sport (Albania)

Jo vetëm Skënderbeu, ja “armiqtë” e UEFA-s

bulohen ekipet që s!marrin pjesë në "hampions dhe Europa Ligë

- ILIR CARA

Nuk është vetëm Skënderbeu klubi që sipas vendimit të UEFA-s s'duhet të marrë pjesë në kompeticio­net europiane. Qeveria e futbollit europian, në bashkëpuni­m me federatat e shtatë shteteve në Europë, ka marrë vendime drastike për skuadra...

Nuk është vetëm Skënderbeu klubi që sipas vendimit të UEFA-s s'duhet të marrë pjesë në kompeticio­net europiane. Qeveria e futbollit europian, në bashkëpuni­m me federatat e shtatë shteteve në Europë, ka marrë vendime drastike për skuadra me probleme financiare dhe të përfshira në manipulime ndeshjesh. "Panorama Sport" zbardh precedentë­t në Europë, pikërisht të skuadrave që nuk lejohen të marrin pjesë.

SH IPËRI - Në mars të vitit 2018, Skënderbeu­t të Korçës iu dha një pezullim 10vjeçar nga garat e UEFA-s për fiksimin e ndeshjeve. Ata e mbaruan sezonin si kampionë të Superiores dhe fitues të Kupës, por Kukësi, si i dytë në renditje, do të hyjnë në Ligën e Kampioneve 2018-19 UEFA, në vend të pjesëmarrj­es në Ligën e Europës. Si rezultat i kësaj, pjesëmarrj­a në raundin e parë të Ligës së Europës i është dhënë Partizanit, skuadrës së pestë në renditjen e Superiores.

ARMENI - Shirak, skuadra e renditur e katërta në Premier Ligën armene në sezonin 2017-18, u penalizua nga Federata e Futbollit të Armenisë për fiksim ndeshje. Nëse ata nuk do të lejohen të marrin pjesë në garat europiane, në pritje të ndonjë procedure disiplinor­e nga UEFA, ata do të zëvendësoh­en nga Pyunik, ekipi i renditur i pesti.

ESTONI - FCI Tallin duhej të kualifikoh­ej për raundin e parë kualifikue­s të Europa Ligë, si ekipi i katërt në kampionat për sezonin 2017, por ai klub u shpërbë dhe u bashkua me Levadia Talin. Si rezultat, pjesëmarrj­a i është dhënë ekipit të pestë në renditje, Narva Trans.

KAZAKISTAN - Ordabasi u kualifikua për raundin e parë kualifikue­s të Europa Ligë, si ekipi i tretë i Premier Ligës së Kazakistan­it për vitin 2017, por nuk arriti të marrë licencën nga UEFA. Si rezultat i kësaj, pjesëmarrj­a i ka kaluar ekipit të vendit pestë, Tobol.

MOLDAVI - Dacia Kishinau siguroi pjesëmarrj­en për raundin e parë kualifikue­s të Europa Ligë, si ekipi i katërt i kampionati­t moldav për vitin 2017, por u shpërbë pas sezonit. Si rezultat i kësaj, pjesëmarrj­a i kalon ekipit të pestë, Zaria Balti.

PORTUGALI - Desportivo Aves siguroi pjesëmarrj­en për fazën e grupeve të Ligës së Europës, por nuk arriti të licencohet nga UEFA. Si rezultat, Sporting CP, ekipi i tretë në klasifikim për sezonin 2017-18 në Primeira Liga, hyri në fazën e grupit në vend të

Desportivo Aves. Ndërsa Braga, ekipi i katërt i ligës, zë vendin e Sportingut në raundin e tretë kualifikue­s, në vend të raundit të dytë. Rio Ave, që u rendit i pesti në fund të sezonit, zë vendin e Bragës në raundin e dytë kualifikue­s të Ligës së Europës.

RUSI - Tosno siguroi pjesëmarrj­en në fazën e grupeve të Ligës së Europës, si fituese e Kupës së Rusisë, 2017-18, por nuk arriti të licencohet nga UEFA. Si rezultat, Krasnodar, ekipi i katërt i Ligës së Rusisë, hyri në fazën e grupeve në vend të raundit të tretë kualifikue­s. Zeniti, skuadra e pestë

në renditje, hyri në raundin e tretë kualifikue­s në vend të Karsnodari­t. Ndërsa Ufa, ekipi i gjashtë në renditje, zë vendin e Zenitit në raundin e dytë kualifikue­s të Ligës së Europës.

UELLS - Bangor Siti siguroi pjesëmarrj­en në raundin paraelimin­ator të Europa Ligë, si e dyta e Premier Ligës së Uellsit, 2017- 2018, por nuk arriti të licencohet nga UEFA. Për shkak se ekipi i tretë në renditje, Konah Nomads, ishte fituese e Kupës së Uellsit, pjesëmarrj­en në Ligën e Europës e siguron, Bala Taun, si e katërta në renditje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania