Panorama Sport (Albania)

Tirana tenton Filin, Kukësi firmos me portierin e Kosovës

Afrimi i 27-vjeçarit i hap rrugën largimit të Koliçit, që i përfundon kontrata pas Europës

- SKERDILAID SULOZEQI

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Faton Maloku, është zyrtarisht pjesë e Kukësit për sezonin 2018-2019. Ajo që gazeta bëri me dije ekskluzivi­sht në numrin e datës 30 maj, u konfirmua dje nga klubi nënkampion në fuqi i Shqipërisë. Portieri 27-vjeçar, që mbylli sezonin me Feronikeli­n në Superligën kosovare, kishte arritur në parim akordin që në fund të muajit të kaluar, por detajet e fundit ishin lënë për t'u diskutuar pas grumbullim­it me Kosovën për miqësoren ndaj Shqipërisë. Dje portieri ka qenë në Tiranë, ku është takuar në zyrën e klubit të Kukësit me drejtorin sportiv, Nderim Nexhipi. Ky i fundit u bë shkes për afrimin e portierit, i cili shihet si kandidat potencial për të qenë titullar i Kukësit. Maloku është shpallur dy sezone radhazi portieri më i mirë i kampionati­t kosovar. Ai ka firmosur kontratë 1vjeçare me opsion rinovimi dhe për një sezon tjetër. "Panorama Sport" zbulon se pagesa e tij është rreth 30 mijë euro në sezon. Trajneri Peter Pakult ka studiuar Malokun dhe është bindur. Maloku e ka zhvilluar karrierën

e tij te skuadra e vendlindje­s, Gjilani, ndërsa dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e Feronikeli­t, që mbylli kampionati­n nën drejtimin e Sulejman Starovës.

KOLIÇI - Pas lëvizjes së fundit duket se marrëdhëni­et e Kukësit me portierin Enea Koliçi janë prishur përfundimi­sht. Kuotat e pogradecar­it bien ndjeshëm për të qenë pjesë e Kukësit edhe sezonin e ri. Pak ditë më parë, në një dalje publike, drejtori sportiv, Nderim Nexhipi, sqaroi se Koliçi do të vazhdojë të jetë pjesë e Kukësit. Gazeta mëson se portieri do të vazhdojë deri në përfundim të Kupave të Europës, pasi ashtu është edhe kontrata e tij. Mirëpo, sa i përket sezonit të ri, me shumë gjasa pogradecar­i do të ikë diku tjetër, pasi nuk ka pranuar të qëndrojë me ulje rroge. Koliçi ishte pa diskutim portieri më i mirë në Superiore në sezonin e titullit kampion të Kukësit, ndërsa gjatë kampionati­t të fundit pati luhatje dhe humbi vendin në formacion. Për pogradecar­in janë interesuar klube si Skënderbeu dhe Partizani. Pakult ka preferuar si titullar Stivi Frashërin, i cili në pjesën e dytë të sezonit të

kaluar bëri paraqitje të mira, duke bindur stafin. Kujtojmë që Kukësi ka bërë një lëvizje edhe në staf, pasi trajner portierësh nuk është më Gut Tafaj, i larguar në Amerikë, por Ermal Nexhipi. Ky i fundit ka qenë pjesë e stafit në kohën e serbit Mladen Milinkoviç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania