Panorama Sport (Albania)

Mavraj, drejt Fenerbahçe­s për 1.8 mln euro në vit

Shqiptari, shanse për Ligën e Kampioneve me gjigantin e Stambollit

- OLSI TUJANI

Një futbollist i Ko mbëtares sh qiptare të futbollit është pranë kalimit te njëra prej skuadrave me më shumë histori në futbollin turk. "Panorama Sport" ka mësuar tratativat që janë në fazën finale mes mbrojtësit kuqezi dhe skuadrës së Fenerbahçe­s. Bëhet fjalë për Mërgim Mavrajn, i cili në gjysmën e dytë të sezonit të fundit, nuk pati marrëdhëni­e të mira me skuadrën gjermane të Hamburgut. TRANSFERIM­I Mbrojtësi i Kombëtares është një nga futbollist­ët që numëron 40 ndeshje me kuqezinjtë, si dhe një karrierë të pasur me skuadra në Bundesligë. Nga viti 2005 ai luan si profesioni­st në Gjermani, duke pasur eksperienc­ë të madhe në nivele të larta. 31- vjeçari është përzgjedhu­r nga skuadra turke për të përforcuar repartin e prapavijës.

KALIMI

Nga sa është mësuar prej burimeve të gazetës, bëhet fjalë për një ofertë të rëndësishm­e, e cila arrin deri në vlerat e 1.8 milionë eurove pagë vjetore. Nga sa mësohet, është thuajse e njëjta vlerë që skuadra gjermane e Hamburgut paguante shqiptarin në sezonin që përfundoi. Hamburg bëri një veprim të pashpjegue­shëm, teksa ndëshkoi Mavrajn dhe disa nga titullarët e skuadrës, duke mos dhënë asnjë shkak për këtë vendim. Çudia u konfirmua disa ditë më parë kur vetë drejtuesit e klubit bënë një hap pas duke njoftuar për rikthimin e shqiptarit në skuadrën e parë. CHAMPIONS- i

Për Mavrajn do të ishte një transferim i goditur. Jo vetëm ambiciet e skuadrës në kampionati­n turk, por edhe në arenën europiane. Fenerbahçe e përfundoi këtë sezon në vendin e dytë. Ky pozicion i jep mundësinë që të luajë në kualifikue­set e Ligës së Kampionëve. Kalimi i tureve do të ishte një lajm i madh për shqiptarin, që të mund të zhvillonte ndeshje në fazën e grupeve, të kompeticio­nit më të rëndësishë­m për klube në Europë. Në ditët e para të merkatos duket që mbrojtësi kuqezi është duke hedhur një hap të rëndësishë­m në karrierën e tij. Ditët në vijim do të jenë vendimtare për këtë transferim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania