Panorama Sport (Albania)

Ja argumentim­i Disiplinës për gjobën 7 milionëshe

-

"Panorama Sport" ka siguruar vendimin e fundit të Komisionit të Disiplinës, ku i argumentoh­en Partizanit arsyet e gjobitjes me 2 milionë lekë për shkak të sjelljes së tifozëve të kuq në transfertë­n e Vlorës më 19 maj. Ja vendimi argumentue­s i Disiplinës: "Vendim. Komisioni i Disiplinës i përbërë nga: Eno Bushi, kryetar, Sajmir Xhuglini, anëtar, Kujtim Pagria, anëtar. Në Tiranë më 04.06.2018, pasi mori në shqyrtim çështjen disiplinor­e që i përket Futboll Klubit 'Partizani', vëren se: Në ndeshjen Flamurtari-Partizani e vlefshme për javën e 35-të të Kategorisë Superiore nga zyrtarët e ndeshjes janë raportuar shkelje disiplinor­e, që lidhen me sjelljen e gabuar të tifozërisë së FK 'Partizani';

Më konkretish­t, nga arbitri është raportuar: 'Në minutën 64-t, tifozëria e ekipit të Partizanit po ofendonin në kor në drejtim të FSHF-së'. Nga delegati është raportuar: 'Në minutën 64-t, tifozët e ekipit të Partizanit shan në kor me një fjalor banal në drejtim të FSHF-së'. Nga vëzhguesi është raportuar: 'Në minutën 64-t, tifozët e Partizanit thirrën në kore ofenduese me fjalë fyese në drejtim të FSHF-së'. Në bazë të parashikim­eve të Nenit 96 të KDS, faktet që përmbahen në raportet e zyrtarëve të ndeshjes konsideroh­en të sakta dhe të vërteta. Gjatë hetimit, Komisioni i Disiplinës nuk konstaton asnjë provë për pavërtetës­inë e raportit të zyrtarëve, arsye për të cilat konkludon se nuk ka arsye për të vënë në dyshim sa është raportuar nga ta. Për më tepër, nuk rezultojnë mospërputh­je midis raporteve të zyrtarëve. Në bazë të Nenit 95 të KDS-së, organet juridike kanë të drejtën ekskluzive në trajtimin, shqyrtimin dhe vlerësimin e provave të siguruara. Trupi gjykues i KDS-së, pas shqyrtimit të provave, ka arritur në përfundim se nga Futboll Klub 'Partizani' është konsumuar shkelja e parashikua­r nga Neni 66/2 i KDS. Dispozitë, e cila parashikon se 'Personat juridikë, shoqatat dhe klubet mike janë përgjegjës për sjelljen e gabuar të grupit të tyre të spektatorë­ve, pavarësish­t se faji mund të kryhet me vetëdije apo pa vetëdije dhe si rrjedhim dënohen me gjobë në çdo rast. Në rastet e shkeljeve të rënda mund të ndërmerren dënime të tjera me rastin e verifikime­ve të ngjarjeve më të rënda. Nëse nuk provohet e kundërta, tifozët të cilët qëndrojnë në sektorin e miqve në stadium konsideroh­en si tifozë ose mbështetës të ekipit mik'. Për sa më sipër, trupa gjykuese e Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së çmon se sipas nenit 66 të KDS përgjegjës­ia për sjelljen e spektatorë­ve bie mbi FK 'Partizani'".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania