Panorama Sport (Albania)

Dënimi i Partizanit, zbardhet dokumenti i polemikave

"as lajmit në ""anorama Sport", !isiplina argumenton shkeljet

- ILIR CARA

Pas përfundimi­t të kampi onatit, Partizani u përball me një gjobë prej 2 milionë lekësh nga ana e Komisionit të Disiplinës, për sjelljen e tifozëve të kuqtë në transfertë­n e Vlorës, pikërisht në javën e parafundit. Të kuqtë e kishin kërkuar me kohë argumentim­in e gjobës së faturuar nga Disiplina, por nuk u kishte ardhur asnjë përgjigje. Por, debati i prodhuar së fundmi mes klubit dhe Sekretarit të Përgjithsh­ëm të FSHF-së, Ilir Shulku, dhe i pasqyruar në "Panorama Sport", ka vënë në lëvizje instancat për të sqaruar arsyet e gjobitjes. Në reagimin e dhënë për "Panorama Sport" në lidhje me analizën që Shulku u bëri dështimeve të ishklubit të tij, Partizani, pas rreshtimit të akuzave ndaj produktit që drejton Shulku, përmes gazetës, "demat" i kujtuan FSHF-së se pse nuk u jep arsyet e gjobitjes në ndeshjen e javës së 35-të, vendim i cili u mor pas përfundimi­t të kampionati­t? Si koincidenc­ë, pas bërjes publike të kësaj kërkese, Disiplina është mbledhur, pikërisht kur lajmi ka dalë në faqen "online" të "Panorama Sport". Disiplina ka argumentua­r shkeljet e tifozëve të kuq në Vlorë (sharje në kor ndaj FSHF-së), të cilët u gjobitën 2 milionë lekë. Ndonëse dokumenti i Disiplinës mban datën 4 qershor, të kuqtë janë njohur me argumentim vetëm dje, i cili u ka kaluar përmes rrugës elektronik­e, me e-mail. Reagimi i Partizanit prodhoi shumë akuza përkundrej­t FSHF-së, ku më e rënda ishte për garë të paracaktua­r, por reagim ka pasur vetëm për argumentim­in e gjobës së fundit.

 ??  ?? Tifozët e Partizanit duke ndjekur ndeshjen ndaj Flamurtari­t më 19 maj
Tifozët e Partizanit duke ndjekur ndeshjen ndaj Flamurtari­t më 19 maj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania