Panorama Sport (Albania)

Mehmeti: Kam oferta, por prioritet mbetet Kamza

!rejtuesit e klubit do të kërkojnë formimin e një ekipi me objektiva europianë

-

Kamzalinjt­ë kanë nisur pushimet që pas ditës kur siguruan mbijetesën në Superiore. Lojtarët janë të shpërndarë me pushime dhe mbeten në pritje të njoftimit për të nisur fazën përgatitor­e. Skuadra e Kamzës, gjatë sezonit të fundit, arriti që të sigurojë mbijetesën në javën e 36-të, por tashmë drejtuesit po synojnë për një ekip konkurrues. "Kjo ishte një periudhë përvoje për ekipin kamzali", u shpreh kryebashki­aku Mziu gjatë takimit me trajnerin e ri Vierkovud. Në edicionin e ri nuk do të luhet për mbijetesë, por për të siguruar një biletë për Kupat e Europës. Kjo do të kërkojë që të ndërtohet një ekip me lojtarë që garantojë arritjen e këtij synimi të drejtuesve të klubit. Merkatoja pritet të shoqërohet me ndryshime të mëdha te Kamza, që do të thotë se disa prej lojtarëve do të largohen për t'u përforcuar me elementë cilësorë dhe më të vlefshëm për skuadrën. Pas zgjedhjes së trajnerit të ri, drejtuesit gjatë kësaj periudhe që përkon me pushimin e skuadrës do të vazhdojnë piketimin e Kamzës europiane. Kështu që, brenda 10 ditësh, pritet që të vendoset për lojtarët që do të mbahen nga sezoni i kaluar. Një nga këta mund të jetë edhe Xhuljo Mehmeti, mesfushor që ka dalë nga grupmoshat e këtij klubi dhe është pjesë e ekipit prej 7 vitesh. Ai u bë nga të rinjtë e parë të Kamzës në Superiore, kur ekipi hyri për herë të parë në elitë, në sezonin 2010-11. "Unë jam kamzali, kam lindur këtu dhe jam formuar si futbollist te Kamza. Jam pjesë e skuadrës që prej 6-7 vitesh dhe u jam mirënjohës drejtuesve të klubit, që nuk më kanë veçuar jashtë Kamzës. Sigurisht, që për mua është një privilegj, për besueshmër­inë që kanë karshi meje, pasi kjo skuadër më rriti, më bëri edhe lojtar dhe që pas sezonit të fundit po preferohem nga disa klube. Disa ekipe nga Superiorja më kërkojnë duke parë formën e treguar në sezonin e fundit, por sinqerisht e them që prioriteti im është Kamza. Nëse drejtuesit do të kërkojnë që unë të jem pjesë e klubit tim, do të qëndroj, ndryshe do të shoh ofertat që po më vijnë nga klube të ndryshme. Kam edhe disa opsione nga jashtë, por që vijnë nga kategori inferiore", u shpreh Mehmeti për "Panorama Sport". Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania