Panorama Sport (Albania)

Sh ëmbi a on asanbelliu­n, bardhen ër esa për mer a on

-

Të martën pasdite presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelli­u, zhvilloi një takim me trajnerin e sapoemërua­r, Bledi Shkëmbi për të vendosur "piketat" për merkaton dhe fillimin e përgatitje­ve për sezonin e ri. 38vjeçari akoma nuk ka vendosur se kush do të jetë ndihmësi i tij dhe trajneri i portierëve, ndërsa përgatitës­i atletik do të jetë :ris Selimi. Burime pranë trajnerit të bregdetarë­ve bëjnë me dije se Shkëmbi preferon Erbim Fagun si ndihmëstra­jner, me të cilin ka luajtur te Skënderbeu gjatë viteve 2010-2014. :sh-mbrojtësi i djathtë u tërhoq nga futbolli në moshën 2G-vjeçare për shkak të një dëmtimi të rëndë, por në këtë periudhë ka ndjekur kurset e FSHF-së për trajner. Gjithashtu ka punuar trajner me të rinjtë e Akademisë së Futbollit. K;RKESAT

Pas zyrtarizim­it të trajnerit Shkëmbi, tani e gjithë vëmendja e drejtuesve të Teutës është tërësish te merkato, ku priten disa afrime të rëndësishm­e. Prioritet janë dy mbrojtës qendre, dy mesfushorë dhe një sulmues goli. Mesfushori kosovar, Florent Avdyli, i cili mbylli sezonin te Liria e Prizrenit, është shumë afër marrëveshj­es me bregdetarë­t. Ai pritet të jetë afrimi i dytë pas mbrojtësit të majtë Edison Ndreca, që firmosi tri ditë më parë, duke hapur zyrtarisht merkaton e durrsakëve. Një tjetër çështje që kërkon zgjidhje është edhe faza përgatitor­e. Ndryshe nga një vit më parë ku zgjodhën :talinë, në këtë edicion drejtuesit e Teutës kanë dy opsioneH Bullgarinë dhe Slloveninë. Kushtet në këto dy shtete janë të shkëlqyer, pasi kanë qenë edhe sezone më parë, teksa preferohen edhe nga klube të mëdha europiane. Akoma nuk është vendosur data për fillimin e përgatitje­ve, por besohet se në fillim të korrikut bregdetarë­t do të zbresin në fushë nën drejtimin e Shkëmbit për të gjetur ritmin për sezonin 2018- 201 F . Fillimisht do të qëndrojnë një javë në Aurrës dhe më pas do të nisen drejt Bullgarisë ose Sllovenisë, mbetet për t'u përcaktuar. Drilon =hepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania