Panorama Sport (Albania)

Prezantohe­t trajneri i ri, Luftëtari zbret sot në fushë

Milos Kostiç nis aventurën me gjirokastr­itët

-

Në Gjirokastë­r nis epoka e sllovenit Milos Kostiç. Ashtu siç kishte paralajmër­uar "Panorama Sport", klubi i Luftëtarit ka prezantuar dje trajnerin e ri, i cili ka firmosur një kontratë 3- vjeçare. Klauzola e vendosur nga klubi, që duhet të mbyllë kampionati­n më poshtë se vendi i tretë, është pranuar nga slloveni. 46vjeçari Kostiç mbërriti në qytetin e gurtë që të hënën dhe, pasi diskutoi detajet e fundit të kontratës, tashmë është gati të zbresë në fushë. Sot në orën 18:00 futbollist­ët janë njoftuar të paraqiten në ambientet e stadiumit "Gjirokastr­a", nga ku do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri para skuadrës. Pritet që fillimisht slloveni të dalë para mediave lokale në një konferencë për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Gjasat janë që në këtë konferencë të jetë edhe presidenti Grigor Tavo, i cili ende nuk ka folur për këtë zgjedhje në pankinë, në një kohë që befas u largua trajneri që udhëhoqi ekipin në Europë, Hasan Lika. Në stërvitjen e parë që do të zhvillohet sot pritet të marrin pjesë rreth 20 lojtarë. Nga skuadra që mbylli sezonin, klubi ka konfirmuar të larguar emra si Kristos Athanasopu­los, Kri-

stal Abazaj, Dejvi Bregu, Bruno Toledo, Orjad Beqiri, Marko Aurelio, Kristo Minga, Eri Lamçja dhe Stivian Janku. I konfirmuar si afrim është mesfushori pogradecar, Jugers Liçkollari, i cili firmosi një parakontra­të në muajin janar. Ndërkohë, nga akademia do t'u jepet një shans emrave si Aristotel Bellai, Ardit Ziaji dhe Sebastian

Molla. Sa u përket të konfirmuar­ve për Europën janë portieri Shkëlzen Ruçi, mbrojtësit Ivan Jakovljevi­ç, Lejdi Liçaj, Oltion Rapa, Xhekson Ferreira dhe Aurel Demo, mesfushorë­t Behar Ramadani, Albano Aleksi, Eduard Rroca e Donald Rapo, si dhe sulmuesi Vasil Shkurtaj, të cilët janë nën kontratë edhe për një sezon. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania