Panorama Sport (Albania)

Fili opsion për sulmin, pritet Cetkoviç

Ish-sulmuesi i Partizanit pëlqehet nga 24 herë kampionët, gati negociatat

-

Tirana do të jetë më shumë se e matur me afrimet këtë sezon. Vetëm dy të huaj pritet që të vijnë gjatë kësaj merkatoje në kryeqytet, ndërsa pjesa tjetër e përforcime­ve do të bëhen nga tregu shqiptar. Edhe pse militonin në inferiore, klubi prej muajsh ka ndjekur ndeshje të Kategorisë Superiore. Objektivi: "peshkimi" i elementëve cilësorë. Ata kanë listuar një sërë emrash, që mund të konsideroh­en si alternativ­a të mira për grupin e edicionit 2018-2019. Një ndër lojtarët që pëlqehet, është edhe Realdo Fili. Ai shihet si një opsion i mirë për sulmin. Ngoo, Sentamu apo edhe Greca kanë dhënë garanci me golat e tyre në Kategorinë e Parë, por drejtuesit e dinë fare mirë që gara në elitë do të jetë shumë herë më e fortë, ndaj duan që t'u paraprijnë surprizave apo mungesave. Për këtë motiv duan që të afrojnë të paktën dy lojtarë-goli. Një do të jetë komunitar dhe tjetri me shumë gjasë i huaj. Mosha e Filit, por edhe të dhënat e mira që ka dëshmuar si te Partizani ashtu edhe te Kamza, kanë bërë që bardheblut­ë ta marrin në konsiderat­ë 22-vjeçarin. Megjithatë, prioritet i vetë futbollist­it mësohet se është transferim­i jashtë vendit dhe konkretish­t po punohet në tregun kroat. Në rast se nuk realizohet me sukses ky plan, atëherë po, mund të fillohet të mendohet seriozisht edhe për nisjen e bisedimeve me Tiranën. Sakaq, rriten shanset për Marko Cetkoviç. Malazezi në krye të listës së dëshirave për klubin. Palët kanë nisur edhe bisedimet, megjithatë ende nuk mund të flitet për akord. Nëse 31-vjeçari kthehet në Shqipëri, atëherë Tirana do të kishte mundësi t'i shtonte fantazinë e munguar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania