Panorama Sport (Albania)

Laçi njofton lojtarët, zbret në fushë më 10 qershor

Mbetet ende pezull çështja për trajnerin e ri

-

Laçi nis zyrtarisht të mendojë për Europën. Kurbinasit kanë hedhur hapin e parë, duke njoftuar futbollist­ët për nisjen e përgatitje­ve. Më datë 10 qershor, ata do të zbresin në fushë për të nisur nga puna për turin e parë paraelimin­ator në Ligën e Europës. Laçianët do ia nisin nga e para, ndërsa dihet që ende nuk kanë zgjedhur trajnerin e ri. Pas "divorcit" me Gentjan Mezanin, drejtuesit kanë disa alternativ­a, megjithatë akoma nuk kanë vendosur se kujt do t'ia besojnë ekipin për sezonin 2018-2019. Julian Ahmataj, Armando Cungu, Agim Canaj, Ernest Gjoka apo Ndriçim Kashami janë përmendur si kandidatë të mundshëm. Me emërimin e "timonierit" të ri do të kalohet edhe te merkatoja. Kjo javë do të jetë më shumë se përcaktues­e për ekipin, madje nuk përjashtoh­et mundësia që në ditën e nisjes së stërvitjes, të ketë jo vetëm një trajner, por edhe blerje të reja. Tregu vendës mbetet prioritet, megjithatë në të njëjtën kohë klubi po operon edhe jashtë vendit për të gjetur elementë që mund të bëjnë diferencën. Paraprakis­ht, "sytë" janë hedhur në Shkodër, aty ku mund të gjejnë futbollist­ë për të mbushur boshllëqet e krijuara edhe nga largimet e para. Duke ditur që Vllaznia ka zbritur në Kategorinë e Parë, Laçi mund të jetë një pistë e mirë për shkodranët për të promovuar veten, e sidomos kur dihet që luajnë jo vetëm në elitë, por kanë prerë një biletë edhe në Europë. Përforcime­t priten në të gjitha repartet, ndërsa në prioritet veç cilësive, do të jetë edhe mosha e re.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania