Panorama Sport (Albania)

Akuzat e Baballëkut: Të paaftët mbajnë peng Lushnjën

-

Ish-trajneri i Lushnjës, Ramadan Baballëku, ka kritikuar paraqitjet e Lushnjës në sezonin futbollist­ik që sapo u mbyll. Në një prononcim për "Panorama Sport", ai është shprehur: "Mendoj se ka ikur grinta dhe nuk përfaqësoh­en denjësisht ngjyrat e qytetit. Lushnja nuk ka pasur cilësinë e të mëdhave, por ka qenë një skuadër me grintë dhe ka luajtur me dinjitet në elitë. Sezoni që u mbyll ishte më i dobëti në historinë e futbollit lushnjar. Ka probleme në akordimin e fondeve, në menaxhimin e buxhetit. Nuk ka infrastruk­turë dhe Akademia është një "show". Akademia fillon tek infrastruk­tura dhe jo te titulli, tek emri. Futbolli lushnjar duhet të riformatoh­et nga e para. Edhe me kosto. Themelore janë rezultatet dhe ato janë shumë të dobëta. Që nga skuadra e parë deri te moshat. Kush mban përgjegjës­i për këto rezultate? Kush jep llogari? Ku dhe kujt ia jep llogarinë. Pas çdo sezoni ka një analizë sportive. Pse nuk bëhet? Jo vetëm që duhet të bëhet, por të jetë një analizë e gjerë, edhe me pjesëmarrj­en e tifozëve. Nuk ka reagim për faktin që është hera e dytë që kemi një skuadër, e cila nga janari deri në maj merr vetëm tri pikë", tha fillimisht ai.

Akuzat - Sipas Baballëkut, ata që drejtojnë te Lushnja janë të paaftë. "Është domosdoshm­ëri të lëvizin nga themelet të gjithë strukturat e futbollit. Te Lushnja janë marrë peng nga paaftësia. Nuk janë njerëzit e duhur për të menaxhuar futbollin. Kemi një bord drejtues që është mbushur me burokratët e bashkisë. Një bord që duhet të përbëhet nga teknicienë­t e futbollit. Te Lushnja është unike, ku njerëzit që paguhen për futbollin nuk ndodhen në shkallët e stadiumit. Futbolli lushnjar është braktisur nga tifozët. Është e nevojshme që futbollit lushnjar t'i afrohen donatorë. Futbolli kërkon investime dhe përkushtim", është shprehur ish- trajneri. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania