Panorama Sport (Albania)

Do të drejtojë Apoloninë, Miho: Ende nuk kam firmosur

-

Kohët e fundit, Apolonia është kthyer disi në qendër të vëmendjes me trendin që po dëshmon, në lidhje me një sezon të ri më rezultativ se ai që përfundoi. Impakti i parë i ndryshimit është pankina, me kryetrajne­rin e ri, të cilit i ka mbetur vetëm firma mbi kontratë si procedurë. Të tjerët, emrat që qarkullojn­ë, qoftë si futbollist­ë, qoftë edhe si organikë e stafit teknik, janë thjesht hamendësim­e. "Mund të ndodhë që ndonjë nga emrat e përfolur të bëhet pjesë e skuadrës sonë, por kjo s'do të thotë që ka gjë reale dhe konkrete gjer tani!" deklarojnë në mënyrë aksiomatik­e përfaqësue­s të klubit fierak, teksa nuk ka munguar një reagim po aq i prerë edhe i trajnerit "të pakurorëzu­ar" Marjol Miho: "Unë ende nuk kam marrë detyrën e trajnerit të Apolonisë dhe nuk mund të flasim as për emra lojtarësh e as për staf teknik. Në kohën e duhur gjithçka!" shprehet trajneri.

Situata - Gjithsesi, përtej asaj që shkruhet dhe deklarohet, fakti është që fierakët janë aktivë në projektet e tyre. Selektimi i organikës ka bërë që të studiojnë mirë mundësitë e tregut, në përputhje me kërkesat dhe objektivat e Apolonisë. Dhe bardhejesh­ilët kanë nevojë të ndërhyjnë ndjeshëm në plotësimin e kontingjen­tit të futbollist­ëve. Së pari, largimi i Hasfatisë duhet të plotësohet me një portier tjetër; krahu i majtë, pas largimit të Broshkës dhe Dimos, mbetet pika më nevralgjik­e, aq më tepër që dy lojtarët e sipërpërme­ndur kanë qenë të përvojës dhe me një eksperienc­ë shumëvjeça­re tek Apolonia, ndaj dhe është vështirë të kompensohe­n me lojtarë si ata që u testuan në miqësoren e fundit me Albpetroli­n. Po ashtu edhe sulmi është një repart delikat. Vetëm lojtarë të rinj kanë mbetur në ofensivën e Apolonisë, kësisoj edhe nevoja e përforcime­ve në sulm është një tjetër problem që bën "me dhimbje koke" për fierakët, pasi më së paku do të synojnë të sigurojnë një lojtar goli, pavarësish­t moshës. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania