Panorama Sport (Albania)

Naku: S'e rrëzuam ne ekipin

- A. Uruçi

Benjamin Naku, anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të klubit shkodran, ka folur për përgjegjës­itë e bordit drejtues të klubit. Pas dorëheqjes së administra­torit Gjyrezi, janë shtuar zërat edhe për një dorëheqje të mundshme të anëtarëve aktualë të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë aksionere Vllaznia. Madje, grupi i specialist­ëve të thirrur nga kryetarja e Bashkisë ka bërë edhe propozimet për anëtarët e rinj të këtij Këshilli. Megjithatë, përpara se ai të kalojë për miratim duhet pikësëpari të dorëhiqen ose të shkarkohen anëtarët aktualë të tij. Në pamje të parë është krijuar ideja se shkaktarët e rënies së Vllaznisë nga Superiorja kanë qenë drejtuesit e saj, pra administra­tori dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës. Deklarata - Për përgjegjës­itë e këtij bordi, pedagogu i njohur, Beniamin Naku, ka dashur të sqarojë pozicionin e tij të deritanish­ëm, por pa theksuar se çfarë do të bëjë më tej. "Ajo që desha të sqaroj është se unë kam qenë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të KF Vllaznia sh.a dhe ky nuk është Bord Drejtues. Çka do të thotë se detyra jonë ka qenë kontrollim­i i ligjshmëri­së së vendimeve të marra nga administra­tori dhe njëkohësis­ht kontrolli financiar. Këshilli Mbikëqyrës nuk e ka detyrë as të emërojë apo shkarkojë trajnerë e drejtorë sportivë, as të blejë dhe as të shesë futbollist­ë dhe as të kërkojë llogari nëse luajtën mirë në një ndeshje apo jo. Pavarësish­t kësaj, jam munduar ta bëj me shumë përkushtim këtë detyrë që m'u ngarkua. Madje, pavarësish­t se ligji për shoqëritë aksionere i jep të drejtën anëtarëve të Këshillit të paguhen me 10 për qind të pagës së administra­torit, i kam kërkuar Këshillit (që në konstituim­in e tij) që të funksionoj­më vullnetari­sht (ide e përkrahur nga gjithë anëtarët e tij) në mënyrë që të mos rrisim barrën e buxhetit, duke pasur parasysh edhe borxhet e krijuara ndër vite. E thashë këtë për t'u treguar të gjithëve, se nuk kemi pasur asnjë interes financiar, duke mbajtur atë pozicion. Nga ana tjetër, gjatë kësaj periudhe kam mbështetur maksimalis­ht stafet drejtuese dhe ekipin duke u gjendur pranë në situatat më të vështira që kanë kaluar. Mendoj se në situatën e krijuar tashmë te Vllaznia, duhet të ndërtohet një strategji e qartë në mënyrë që të dilet sa më parë nga gjendja e krijuar. Në hartimin e kësaj strategjie duhet të mblidhen burimet më të mira njerëzore të fushës së sportit. Kjo situatë kërkon qetësi dhe maturi në mënyrë që shumë shpejt Vllaznia të ringrihet dhe të jetë aty në vendin e merituar", përfundon deklaratën e tij Beniamin Naku.

 ??  ?? Këshilli Mbikëqyrës
Këshilli Mbikëqyrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania