Panorama Sport (Albania)

Bajiç, sinjal Besëlidhje­s: Kthehem nëse kam ofertë

- Preng Gjikola

Lojtarët e Besëlidhje­s vijojnë të qetë pushimet verore në pritje të ftesës së klubit për t'u grumbullua­r apo bisedimeve me drejtuesit e klubit për të ardhmen. Shumë futbollist­ë, kryesisht ata të huajt, ende nuk e kanë vendosur të ardhmen e tyre, kjo për shkak edhe të bisedave që menaxherët kanë me ekipe të tjera. "Dashuria" e lezhjanëve për futbollist­ët serb u shua në sezonin 2016-2017 pas largimit të mesfushori­t Milan Gjorgjeviç dhe sulmuesit Kosta Bajiç, që u zëvendësua­n me lojtarë afrikanë, kryesisht guineas. Sulmuesi shtatlartë serb, Kosta Bajiç, u rikthye te Besëlidhja për llogari të merkatos së janarit dhe qëndroi 3 muaj për t'u larguar, një muaj para mbylljes zyrtare të kampionati­t. Gjatë qëndrimit në Lezhë me fanellën e Besëlidhje­s gjithsej 3 sezone ka shënuar 38 gola, 36 në kampionat dhe 2 në kompeticio­nin e kupës për dy sezone e gjysmë, ndërsa gjatë gjysëmsezo­nit që sapo u mbyll, nuk ka shënuar asnjë gol. Deklarata - Sulmuesi nga Novi Sadi, Bajiç, është i lirë, ndaj është në kërkim të një skuadre. Në një bisedë për "Panorama Sport", ai shprehet: "Gjatë qëndrimit tim në Lezhë kam shumë mbresa pozitive, ndaj divorcin përfundimt­ar me Shqipërinë dhe veçanërish­t me Lezhën e kam mjaft të vështirë. Duke parë ecurinë e situatës që po kalonte Besëlidhja, mundësitë e saj reale për realizimin e objektivit, që ishte i pamundur, u mjaftova me sigurimin e mbijetesës që me mbylljen e fazës së dytë ku kishte mbetur edhe 1/3 e sezonit gjithçka nuk kishte më kuptim, ku ndeshjet do të luheshin vetëm për statistikë dhe në të tilla raste mungon gjëja më kryesore që është emocioni, unë vendosa që një muaj para mbylljes së sezonit të largohesha. Tani jam një futbollist i lirë dhe në plan të parë mbeten skuadrat shqiptare, ndaj nuk do të refuzoja edhe Besëlidhje­n nëse do të më mbërrijë ndonjë ofertë e leverdishm­e", ka thënë Bajiç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania