Panorama Sport (Albania)

Prenga: Kualifikoj Shqipërinë dhe largohem në Norvegji

"Jemi një grup plot energji, mund të shkojmë larg"

- ARTIN LLESHAJ

Shqipëria sot do të zh villojë ndeshjet e fun dit në grup të vlefshme për Euroligën, ku kombëtarja jonë bën pjesë në grupet e argjendta. Sot do të zbresin në parket si skuadra e femrave që drejtohet nga Altin Martiri, gjithashtu dhe ekipi i meshkujve i drejtuar nga Jani Melka. Fillimisht do të luajë skuadra e femrave, e cila në orën 17:00 në pallatin e sportit "Feti Borova" do të ketë përballë skuadrën e Gjeorgjisë. Vajzat kuqezi vijnë në këtë takim në një formë të shkëlqyer dhe plot entuziazëm pas fitores spektakola­re të arritur vetëm pak ditë më parë në Austri. Edhe pse Shqipëria tashmë e ka siguruar kualifikim­in për në fazën tjetër, në ndeshjen përballë Gjeorgjisë do të kërkohet fitorja për ta mbyllur sa më bukur ecurinë pozitive të ndeshjeve në grup. Ndërsa skuadra e meshkujve, ndryshe nga femrat, nuk arriti të kualifikoh­ej për më tej dhe sot do të ketë një ndeshje shumë të vështirë përballë Kroacisë. Takimi do të zhvillohet në orën 20:00, po në pallatin e sportit "Feti Borova", dhe djemtë kuqezinj do të përpiqen të lënë pas zhgënjimet e fundit, edhe pse nuk do të jetë e lehtë, pasi kundërshta­ri kroat kërkon patjetër fitoren në këtë ndeshje për të ruajtur vendin e parë në grup. Në prag të sfidës me Gjeorgjinë, një nga lojtaret më në formë të skuadrës së femrave dhe kapitenia, Arjola Prenga, flet për "Panorama Sport", duke treguar momentin e shkëlqyer që po kalon skuadra.

Cili mendoni se është çelësi i suksesit i kësaj kombëtarej­e?

Gjatë këtyre tri viteve, mendoj se çelësi i suksesit është fakti se vajzat janë të gjitha punëtore dhe shumë korrekte. Nuk mungon disiplina, si në fushë dhe jashtë saj. Gjithashtu, eksperienc­a që ka një pjesë e grupit ndërthuret me energjinë dhe dëshirën që kanë vajzat e reja për t'u përmirësua­r.

Si po i përjetoni këto ditë me skuadrën?

Atmosfera është shumë e mirë si rezultat i kualifikim­it, po vazhdojmë stërvitjen rregullish­t dy here në ditë sepse nesër (sot) luajmë ndeshjen e fundit të grupit me Gjeorgjinë, ku sigurisht jemi të lumtura që do të shkojmë në "Final 4" në Suedi, ku na presin ndeshjet më të rëndësishm­e.

Ku ndryshon ekipi i këtij sezoni nga ai i sezoneve të kaluara?

Ndryshimi i vetëm, mund të them, është se tashmë jemi më të bashkuara dhe më të konsolidua­ra si grup, si brenda dhe jashtë fushe.

Cilat janë planet tuaja personale për të ardhmen?

Tani po mendoj të zhvendosem në Norvegji, pasi fatmirësis­ht m'u hap drita jeshile për marrjen e lejes së qëndrimit. Por, nëse do të luaj apo jo gjatë këtij sezoni, nuk mund ta them me siguri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania