Panorama Sport (Albania)

Ja pesë arsyet që lanë jashtë Sanenë

Pse me uardiolën lojtari shkëlqeu në kampionati­n angle

-

Leroi Sane mbetet tema kryesore në të gjitha portalet gjermane dhe jo vetëm. Por, dje portali prestigjio­z "Bild" renditi pesë shkaqet kryesore që lanë jashtë talentin gjerman. Pse Lëv mori këtë vendim? Ishte thjesht një zgjedhje taktike apo edhe disiplinor­e e trajnerit gjerman.

5 . RENDIMENTI ULËT

Leroi shkëlqeu gjatë sezonit 2017- 2018 me Mançester Sitin, ku shënoi 10 gola në 35 ndeshje dhe 11 asiste. Pra, një lojtar që dhe ndihmonte skuadrën të shënonte dhe merrte përsipër të zgjidhte ndeshjet, dhe pse i ndihmuar nga shokët e skuadrës. Por, me kombëtaren ai ishte një tjetër lojtar, duke u shfaqur shpeshherë i pafuqishëm dhe duke mos shënuar asnjë gol në 12 ndeshjet e fundit dhe vetëm një asist. Lëv priste më shumë nga ai kur shihte se çfarë ishte në gjendje të bënte ai në kampionati­n anglez. Vetë trajneri pohoi këtë gjë duke thënë se Leroi nuk u përshtat me skuadrën.

7 . MARRËDHËNI­E E DOBËT ME SHOKËT E SKUADRËS

Skuadra gjermane njihet për unitetin e saj në fushë dhe jashtë saj, por kjo nuk ka qenë një tipar për Sane, që sipas "Bild" nuk shoqërohej shumë me shokët e skuadrës, duke preferuar të qëndronte në privatësi. Lëvit nuk i pëlqente kjo gjë

I dhe frika që kjo të ndikonte negativish­t në fushë ishte e madhe.

8 . MUNGESË MATURIE

Të bëhesh kampion bote të duhet diçka më shumë, pa dyshim, Sane kishte dhe ka një talent të padiskutue­shëm. Por, kjo nuk mjafton të bëhesh një kampion i madh. Ndoshta këtu kërkohet shumë nga Sane, ai është vetëm 22- vjeç dhe nuk ka maturinë e Tomas Mylerit apo Toni Krosit. Por, një pjesëmarrj­e në Kupën e Botës me këta lojtarë do të ishte pa dyshim një provë

maturie.

: . REFUZIMI TË LUANTE NË KUPËN E KONFEDERAT­AVE

Vitin e kaluar, Gjermania fitoi në Rusi Kupën e Konfederat­ave. Një skuadër e përbërë relativish­t me lojtarë të rinj. Sebastian Draklser u shpall në fund lojtari më i mirë i turneut. Sane nuk luajti, madje nuk udhëtoi fare me skuadrën. Arsyeja, ai do të kryente një ndërhyrje kirurgjika­le në hundë. Trajnerit dhe stafit nuk i pëlqeu kjo zgjedhje që bëri lojtari, pasi në atë kohë nuk e konsideron­in

diçka që duhej bërë me patjetër.

< . FTOHTËSIA ME LOJTARËT DHE LUKU I RI

Shumë pak fotografi me shokët e skuadrës, jo aktiv në rrjetet sociale. Një tatuazh i madh në kurriz dhe në fund një luk i ri. Një ndryshim i menjëhersh­ëm i tij. Mosha e re dhe fama e kanë goditur lojtarin që po shijon të gjitha benefitet e të qenurit një idhull për një lojtar të ri. Stafi dhe trajneri nuk e kanë pëlqyer këtë ndryshim dhe do të donin ta shihnin atë në lojë dhe jo në pamje.

LËV DHE GUARDIOLA

Trajneri Lëv ka një sistem të ndryshëm nga ai i Pep Guardiolës. Te Gjermania lojtarët e krahut janë më shumë të përqendrua­r në mbrojtje të mesfushës. Hektor dhe Platenhard që luajnë në krahun e majtë do të kishin më shumë hapësirë në krah dhe Sane që detyrohej të luante në qendër, aty ku do të ishte më shumë në kontakt me topin. Një gjë e pazakontë për të. Pra, nëse ai ishte mësuar në krah ku mund të fitonte pa dyshim duelet një kundër një, një specialite­t i tij. Te "pancerat" do të detyrohej të luante më në thellësi të mesfushës, duke u gjendur me tre apo katër kundërshta­rë. Kjo do të çonte në shumë humbje të topave, ashtu si dhe është parë në disa ndeshje miqësore, ndaj Brazilit në mars dhe e fundit kundër Austrisë.

Lëv ishte i pakënaqur në ndeshjen e fundit, duke u ankuar për dhurimin e topit te kundërshta­ri në mënyrë të vazhdueshm­e. Në Angli Pep luan një skemë ndryshe nga Lëv. Spanjolli preferon një 4- 3- 3 me Sane dhe Sterling nga krahët që shërbejnë për Jesus apo Auguero. Guardiola udhëzonte shpesh lojtarët e krahut që të shfrytëzon­in shpejtësin­ë e tyre për të krijuar hapësira dhe të driblonin në duelet një kundër një. Një manovër që kryhej me sukses nga Sane apo Sterling. Pjesa tjetër është histori. Siti ishte skuadra që kishte aksionet më të shumta sulmuese dhe goditjet në kuadrat. Në fund, ata u shpallën kampion në Angli disa javë para se të përfundont­e sezoni. Kjo skemë e tij u përdorur edhe në Gjermani te Bajerni me dyshen Riberi-Roben.

 ??  ?? Fotoja zyrtare e Gjermanisë
Fotoja zyrtare e Gjermanisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania