Panorama Sport (Albania)

Katër gjërat që duhen për t'u shpallur Kampion Bote

;jë <ll nga asgjëja dhe zënkat me Rajkardin në 1775

-

Të shpallesh Kampi on Bote sigurisht që nuk është e lehtë. Këtu biem dakord të gjithë. Por dhe paraqitja në fushë nuk mjafton ndonjëherë. Gjermania i ka provuar të gjitha në këto vitet e fundit, por dhe në të kaluarën. Katër herë kampionët e botës duan të fitojnë trofeun e dytë radhazi. Kjo mund të arrihet, por përpara se të nisë kjo aventurë, skuadra e Lëvit duhet të kalojë në disa etapa, ashtu siç kanë bërë në të shkuarën "Pancerat".

NDESHJA HAPËSE "Fillimi i mbarë është gjysma e punës", është një fjalë e urtë. Skuadra gjermane u ka dhënë gaz që në start kompeticio­neve, duke treguar një dëshirë të madhe për të fituar dhe duke dërguar një sinjal të qartë te rivalët. Kujtojmë në 2006-n, në "Allianz Arena" me Kosta Rikën, skuadra e Klinsmanit fitonte 4-2. Por katër vite para fitoi 8-0 me Arabinë Saudite. Në 2010- n, 4- 0 ndaj Australisë dhe në 2014-n 4-0 ndaj Portugalis­ë.

NJË YLL NGA ASGJËJA Lojtarët surprizë kanë qenë gjithmonë diçka e veçantë në Botëror dhe Gjermania ka pasur disa të tillë. Kujtojmë në 2006- n, donkor, 2010-n Myler dhe në 2014- n në Brazil ishte Kramer që luajti një pjesë në finalen e Rios pas një dëmtimi në kokë. PENALLTITË

Jens Lehman në vitin 2006 u shkroi një letër shokëve të skuadrës, ajo letër ndodhet

në muzeun e kombëtares. Pa dyshim që gjatë turneut do të duhet një paraqitje e mire në 11- metërsha. Atëherë Lehman siguroi gjysmëfina­len duke eliminuar Argjentinë­n në " lympiastad­ion" nga "Ruleta Ruse" në futboll.

NDESHJE DRAMATIKE

E fundit ishte ajo e 2014-s ndaj Algjerisë ku Gjermania vuajti shumë në ndeshjet me eliminim direkt. Kujtojmë në vitin 1990, kur Fëler dhe Rajkard ishin në një duel të zjarrtë midis tyre. Holandezi e pështyu dy herë gjermanin gjatë ndeshjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania