Panorama Sport (Albania)

10 kuriozitet­et që duhet të dini për Botërorin e 21-të

-

"Rusi 2018" do të jetë një Botëror special dhe me shumë surpriza. 736 lojtarët e 32 kombëtarev­e që do të udhëtojë drejt Rusisë pas pak ditësh premtojnë spektakël në fushë, por jo vetëm. Këto janë disa nga kuriozitet­et që duhet t'i dini përpara se të shqelmohet topi i parë në "Luzhniki" të Moskës, mes Rusisë dhe Arabisë Saudite më 14 qershor.

1. Aliu Sise është edhe trajneri më i ri i këtij Botërori. Tekniku i Senegalit është vetëm 42 vjeç.

2. Ndërsa Oskar Tabarez, tekniku i Uruguait, duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet as në moshën 71-vjeçare. Ai është trajneri më i vjetër i këtij kompeticio­ni.

3. Premier Liga mban rekordin e lojtarëve që ka dërguar në Rusi. 124 nga 736 futbollist­ë vijnë prej kampionati­t anglez. Vetëm 81 lojtarë vijnë nga La Liga, 67 nga Bundesliga, 58 nga Seria A dhe 49 i ka eksportuar Liga e Parë Franceze.

4. Dhe Garet Sauthgejt, trajneri i Anglisë mund të krenohet me kombëtaren e tij, si e vetmja skuadër që të 23 lojtarët e grumbullua­r i ka prodhim 100% të sajin. Ata luajnë të gjithë në Premier Ligë. 5. Lovre Kaliniç, portieri i Kroacisë është lojtari më i gjatë në këtë Botëror (201 cm).

6. FIFA federoi tre lojtarë me të njëjtën gjatësi: Xherdan Shaqiri (Zvicër), Alshehri Jahia (Arabi Saudite) dhe Fernando Kuintero (Kolumbi), janë më shtatshkur­trit e këtij Botërori (165 cm).

7. Lojtari më i vjetër është portieri legjendar i Egjiptit, El Hadari, (45 vjeç). Ndërsa më i riu është australian­i 19-vjeçar, Daniel Arzani.

8. Lojtarët me më shumë prezenca në një kampionat Botëror janë Havier Masçerano (Argjentinë, 16 ndeshje) dhe Rafael Markez (Meksikë, 16 ndeshje).

9. Askush nuk ka shënuar më shumë gola se Tomas Myler (Gjermani) në Kupën e Botës (10).

10. Panama Siti është qyteti që ka dërguar më shumë lojtarë në Rusi (18). Pastaj vijojnë si më poshtë: 17 - Lima (Peru); 13 - Reikjavik (Islandë); 10 - Montevideo (Uruguai); 9 - San Hoze (Kosta Rika); 9 - Kajro (Egjipt); 9 - Sidnej (Australi); 8 - Lagos ( Nigeri). Ndërsa Mançester Siti është klubi që dërgon më tepër futbollist­ë ( 16). Po të mos të linte jashtë Joakim Lëvi Sanenë, atëherë do kishte 17.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania