Panorama Sport (Albania)

Romanjoli, Milani i shuan shpresat Juves

Mbrojtësi: Me paratë që fitojmë, duhet të na dalë vendit b...

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Pas impenjimit me ko mbëtaren italiane, Alesio Romanjoli është rikthyer në "Casa Milan". Motivi i kësaj vizite ka qenë firma për rinovimin e kontratës. Mbrojtësi i ardhur nga Roma në vitin 2015 për 25 milionë euro, do të vijojë përvojën e tij si kuqezi deri në vitin 2022. Për firmën ka folur edhe vetë mbrojtësi 23- vjeçar, i cili, pasi falënderoi klubin, dha edhe një intervistë për televizion­in e klubit.

Alesio, pas kalimit te Milani, kjo është një tjetër firmë e rëndësishm­e për karrierën tuaj. Si ndiheni?

Përveç klubit, falënderoj edhe drejtuesit Fasone dhe Mirabeli. Shpresoj që rinovimi im të jetë fillesa e një cikli që do të na sjellë gëzime të mëdha jo vetëm në sezonin e ri, por edhe në të ardhmen. Falënderoj edhe tifozët e shpresoj që të shijojmë pushimet për t'u rikthyer në skuadër në korrik më të karikuar për sfidat e reja që na presin.

Ky rinovim është një provë për besimin që keni ndaj projektit kuqezi?

Patjetër. Te Milani ndihem shumë mirë, jetoj shumë mirë në Milano që është edhe një qytet që më pëlqen shumë. Si me njerëzit, ashtu edhe me skuadrën apo stafin jam shumë komod, ndaj shpresoj të luaj sa më gjatë këtu dhe të fitoj sa më shumë për të risjellë Milanin në pozitat ku meriton të qëndrojë.

Gjithnjë keni theksuar se jeni shumë i etur për trofe...

Normale, fundja objektivi minimal për një futbollist janë fitoret, ndaj sa më shumë të fitojmë, aq më mirë është. Shpresoj që të ngremë sa më shpejt ndonjë trofe.

Mendoni se koncepti bazë është që grupi qëndron mbi individin?

Me ardhjen e trajner Gatuzo, kemi bërë një kthesë të madhe në nivel mentalitet­i. Ky është një mendim që përkon më së miri me mënyrën sesi e interpreto­jmë

ne të qënurit një skuadër. Të gjithë e dimë se çdo stërvitje është vendimtare për rolin e titullarit, ndaj vetëkuptoh­et që prania në fushë varet nga mënyra sesi stërvitemi. E vetmja mënyrë për t'u rritur, është falë praktikës dhe

sakrificav­e në fushë.

Meqë jemi te Rino, e di që ai ju quan "I riu me përvojë veterani"?

Përgëzimet e tij më bëjnë të lumtur. Fakti që trajneri të vlerëson, është një kënaqësi më vete. Ai ka fituar shumë dhe ka luajtur

pranë kampionëve të mëdhenj, ndaj fjalët që thotë marrin edhe më shumë vlerë kur dalin nga goja e tij.

Të gjithë te Milani flasin mirë për ju. E ndieni këtë besim?

Po, madje edhe shumë, e jo vetëm sot që nënshkrova kontratën e re. Akordin e kishim arritur disa javë më parë, por ajo që na mungonte ishte koha e firmave. Data ishte përcaktuar që kur u nisa në grumbullim me kombëtaren, teksa për zyrtarizmi­n pritëm që të përfundont­e plotësisht sezoni. Shpresoj që ta shpërblej me

paraqitje të mira këtë besim që po më jep klubi e, pse jo, duke kontribuar për ndonjë trofe në të ardhmen.

Duke ju uruar pushime të mbara, ju kujtojmë se ju pret një grumbullim sfilitës nën urdhrat e Gatuzos...

( Qesh). Në fakt, është e drejtë që çdo lojtar që luan në ekipe të mëdha dhe paguhet aq shumë, t'i dalë vendit ajo që nuk e përmendim dot tani. Ç'është e vërteta, jo vetëm për paratë, por sepse na presin ndeshje të forta ndaj rivalëve të ashpër, ndaj duhet të jemi gati gjithmonë për betejat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania