Panorama Sport (Albania)

Maradona dhe Argjentina janë “mbretër” të botës

Diego u shenjtërua kundër Anglisë si hajdut dhe hyjnor

-

Kampionati Botëror i vitit 1986 do të kurorëzont­e Argjentinë­n dhe "mbretin" e ri të futbollit, Diego Armando Maradonën si kampionë, në një turne spektakola­r, i cili nisi jo pa vështirësi, madje me shumë hije dyshimi mbi organizimi­n e tij. FIFA ia kishte deleguar Kolumbisë të drejtën e organizimi­t të këtij evenimenti magjik, por në vitin 1983 erdhi vendimi zyrtar që organizimi i Kupës së Botës të kalonte në Meksikë. Shteti kolumbian, i prekur nga kriza politike dhe ekonomike, por i futur edhe nën vorbullën e korrupsion­it të karteleve të drogës së Pablo Eskobarit, vendosi që mos ta pranonte këtë nder dhe të hiqte dorë nga organizimi. Meksika e pranoi me kënaqësi këtë "trashëgimi", sepse u bë shteti i parë në botë që e mirëpriste dy herë organizimi­n e këtij turneu magjik. Ky votëbesim u shndërrua në një festë për meksikanët, të cilët e panë këtë mundësi si një rilindje për më shumë se 100 mijë personat që humbën jetën një vit më parë (1985), nga një tërmet i frikshëm.

Faza e grupeve - Botërori meksikan nisi pa shumë surpriza, sepse faza e grupeve shkoi sipas planeve, me përjashtim të Portugalis­ë, e cila u duk sikur u vetëskuali­fikua, pasi u prek nga një skandal vjedhjeje dhe problemati­kash me federatën e stafin drejtues, që u vunë "ligje" thuajse kazerme futbollist­ëve të tyre, që u hakmorrën. Favoritet si Argjentina, Franca, Spanja dhe Brazili kaluan pa probleme, ndërsa Italia, kampione në fuqi, dukej qartë që e kishte humbur shkëlqimin e saj dhe nuk do të shkonte shumë larg sivjet. Surprizat më të mëdha ishin Maroku dhe Danimarka, që fituan grupet e tyre, duke lënë respektivi­sht prapa gjigandë si Anglia dhe Gjermania Perëndimor­e. Në mënyrë spektakola­re u paraqit edhe Bashkimi Sovjetik, i

shtyrë nga fryma e paqes dhe politika e re e Mikhail Gorbaçovit.

Italia jep lamtumirën - Ashtu siç ishte ndjerë, Italia i dha shumë shpejt lamtumirën këtij turneu, pasi Franca e Platinisë u dha një leksion futbolli "axurrëve". 1/8-at nuk ofruan

surpriza të tjera, pasi Argjentina mundi minimalish­t Uruguain ( 1- 0), Brazili shkatërroi 4-0 Poloninë, Meksika vendëse shëtiti ndaj Bullgarisë, ndërsa Spanja dhe Anglia parakaluan gjithashtu me goleada. Iberikasit, edhe pse e nisën në disavantaz­h kundër

Danimarkës, Butragenjo me 4 gola e përmbysi dhe në fund fituan në shifrat 5-1. "Tre Luanët", me një dopietë të Linekerit që nisi të lëshohej drejt "Këpucës së Artë" dhe me një gol Bardslejt, u dhanë tri shuplaka polakëve. Ajo që vuajti ishte Gjermania, e cila iu fal një goli të Mateusit në minutën e 87-të për të gjunjëzuar Marokun, ndërsa Bashkimi Sovjetik iu dorëzua Belgjikës vetëm pas kohës shtesë, me rezultatin 4-3, mes shumë polemikave (dy gola në pozicion jashtë loje për belgët).

Çerek/gjysmëfina­let - Pjesa më e luftuar e Botërorit ishin çerekfinal­et, ku me përjashtim të Argjentinë­s së Maradonës, tri sfidat e tjera kërkuan kohën shtesë dhe goditjen e penalltive për të shpallur fituesin. Franca eliminoi Brazilin pas barazimit 1-1 të 120 minutave; Meksika iu përul Gjermania Perëndimor­e, pasi arritën të mbanin portat e paprekura, ndërsa Belgjika mbylli aventurën e spanjollëv­e. Gjithsesi, ndeshja më entuziazmu­ese ishte ajo që u luajt në 90 minuta, ku Diego Armando Maradona hyri në histori me dy golat e tij, ndaj Anglisë. Avantazhi erdhi pas asaj të cilës që prej 22 qershorit 1986 njihet si "Dora e Zotit", një gol me dorë në minutën e 51- të, që mashtroi arbitrin zviceran Benaceur dhe u dha avantazhin amerikano-jugorëve. Mirëpo, ndërsa Maradona vodhi një gol, ai që dyfishoi avantazhin vetëm tre minuta më pas mbeti në histori si "goli i shekullit", me magjistari­n Diego që bën një vrapim prej 70-80 metrash me topin ndër këmbë, duke dribluar këdo që i del përpara, edhe portierin madje, duke tërbuar 115 mijë tifozë në stadiumin "Azteka". Të gjithë në këmbë për mbretin e ri, ndërsa Lineker ngushtoi shifrat në fund, një gol që i mjaftoi për t'u kurorëzuar si kryegolash­ënues i turneut, edhe pse i eliminuar. Në gjysmëfina­le, Argjentina kaloi pa probleme Belgjikën, ndërsa Gjermania Perëndimor­e u konfirmua shumë e fortë për Francën e Platinisë që duhej të përshëndes­te, me të dyja takimet që u mbyllën në shifrat 2-0.

Finalja - Argjentina e nisi ndeshjen mjaft mirë, duke mbyllur pjesën e parë 1-0, falë golit të Braunit, por në pjesën e dytë dyfishon në të 55- tën me Valdanon dhe e quan ndeshjen të mbyllur përpara kohe. Gjermania në dukje e humbur shndërrohe­t në një përbindësh, kur brenda gjashtë minutave (74-80) barazon shifrat me Rumenigen dhe Fëlerin. Shpresat për një përmbysje rriten, por djemtë e drejtuar nga Bekenbauer lëshohen më shumë seç duhet në sulm dhe 7 minuta nga fundi ndëshkohen nga Burruçaga, që i dhuron Argjentinë­s titullin e dytë botëror, pas atij të fituar në vitin 1978.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania