Panorama Sport (Albania)

Kuriozitet­e, shifra dhe personazhe

-

- 132 gola u shënuan në 12 stadiumet e Botërorit meksikan, për një mesatare prej 2.54 golash për ndeshje. - Maskota e këtij turneu ishte një spec djegës i kuq me një puro në gojë, i veshur me një kapele karakteris­tike meksikane.

- Si rrjedhojë e luftës kundër Iranit, Iraku e fitoi të drejtën e pjesëmarrj­es në Botëror, edhe pse nuk luajti në shtëpi asnjë prej ndeshjeve të saj eliminator­e. - Në eliminator­et që shpallën 24 finalistet e Botërorit u shënuan 801 gola në 301 takime.

- Bullgaria dhe Uruguai u kualifikua­n në fazën e 1/8-ave në Botërorin meksikan pa fituar asnjë takim.

- Mbrojtësi i Irakut, Samir Shaker Mahmud, u pezullua për një vit nga FIFA, pasi pështyu në fytyrë arbitrin, në sfidën e humbur 2-1 kundër Belgjikës. - Kajetano Re, trajneri i Kombëtares së Paraguait, ishte tekniku i parë në historinë e një Botërori që u përjashtua me karton të kuq, jo për protesta, por pasi e kaloi shpeshherë zonën e tij përballë pankinës, në fazën e grupeve, kundër Belgjikës.

- Hoze Bastita, mbrojtësi i Uruguait, mban rekordin e kartonit të kuq më të shpejtë në një Botëror. Ai u përjashtua pas vetëm 55 sekondash në ndeshjen e grupeve kundër Skocisë. - Maroku bëri historinë në Kupën e Botës "Meksikë 1986", pasi ishte afrikania e parë që arriti të kalonte një fazë grupesh në një eveniment të tillë. Gjithsesi, surpriza e bukur e Marokut nuk zgjati më shumë sesa 1/8-at, kur Lotar Mateus i ndëshkoi me një gol në minutën e 87-të.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania