Panorama Sport (Albania)

Portugalia u vodh dhe u kap me doping

-

Kombëtarja portugeze ka qenë pjesë e një skandali të gjatë në Kupën e Botës së vitit 1986. Ata u nisën drejt kompeticio­nit me shumë probleme. Në fillim, Veloso rezultoi pozitiv për përdorim dopingu, një ditë para nisjes. Më pas, udhëtimi ishte i lodhshëm dhe i gjatë, pasi ndaluan në Frankfurt dhe Dallas, para se të shkonin në Meksikë. Drejtuesit e ekipit kombëtar i kushtuan shumë vëmendje lartësisë ku do zhvillohes­hin ndeshjet dhe e sistemuan ekipin në qytetin e Saltilos. Duke qenë se Vegasi nuk ishte shumë larg, lojtarët e kombëtares kërkuan leje që të shkonin për të bërë "shopping", por drejtuesit nuk i lejuan. Në një situatë të tillë, ata i dhanë të gjitha paratë nipit të një politikani, i cili ishte i deleguar në atë qytet, në mënyrë që të shkonte në Vegas dhe të blinte gjërat që ata donin. Gjithsesi, ai shkoi, por nuk u kthye më asnjëherë, duke përvetësua­r të gjitha paratë. Këtu nisën edhe pakënaqësi­të mes futbollist­ëve, të cilët patën shumë probleme edhe me njeri- tjetrin. Më pas, lojtarët u rebeluan për faktin se detyrohesh­in të vishnin veshje me logon e "Adidas"-it dhe të një firme birre, "Kristal", por nuk paguheshin për këtë gjë. Rebelimi i tyre arriti deri në atë pikë, sa nuk pranonin as të stërvitesh­in si duhet. Madje, gjatë një miqësoreje të organizuar me një ekip vendës, lojtarët filluan të talleshin. Sulmuesi Diamantino jepte intervistë për median, ndërsa zhvillohej ndeshja. Në sfidën e parë të grupit, kundër Anglisë, pritej që këta të fundit të përfitonin nga situata dhe të kryenin formalitet­in. Mirëpo, një gol i Karlos Manuel u dha suksesin portugezëv­e me rezultatin 1-0. Në ndeshjen e dytë, portieri Bento pësoi një dëmtim të rëndë dhe vendin në formacion e zuri Damas, një nga portierët më të mirë në historinë e Portugalis­ë. Por, Bento e priti mjaft keq dhe kaloi në depresion. Kjo aventurë përfundoi në fazën në grupe, por duke parë incidentet e shumta që përfshinë portugezët, më mirë kështu...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania