Panorama Sport (Albania)

Nga Duka te Roshi, katër mesazhe të koduara për Panuçin

Edhe presidenti "sinjale të koduara", miqësoret prishën... raportet

- OLSI TUJANI

Starti i një trajneri në skuadër të re ka gjith monë vështirësi. Terreni i panjohur, presioni i rezultatev­e, krahasimi me paraardhës­in, mentalitet­i i grupit në krahasim me atë individual apo edhe shumë të tjera që shërbejnë për ta vështirësu­ar ecurinë. Panuçi dhe Kombëtarja duket që po ecin së bashku të diskutuar nga shumëçka, por jo nga një raport ideal që duhet të ekzistojë brenda. Gjithçka ndodh brenda, kuptohet vetëm nga reagimet që bëjnë publikisht aktorët e përfshirë. MESAZHET E KODUARA Niveli i profesiona­lizmit të futbollist­ëve kuqezi bën që secili të jetë i matur dhe secili të mos kalojë limitet. As edhe në rastin e Roshit që u zëvendësua pa shkak apo edhe për vetë presidenti­n e FSHFsë, që është punëdhënës­ja. Nga e gjithë situata e krijuar së fundmi, duket qartësisht se në adresë të trajnerit Panuçi, janë lëshuar një sërë mesazhesh dhe sinjalesh kuptimplot­a, nga njerëz me pushtet në Kombëtare.

Më së pari, ishte vetë presidenti i FSHF- së, Armand Duka. Në intervistë­n ekskluzive për "Panorama Sport", numri një i institucio­nit premtoi mbështetje për italianin, por me "një kusht": Deri në shtator. "Në shtator pres që Kombëtarja të jetë ndryshe". Në këtë rast, Liga e Kombeve shndërrohe­t në testin e fundit për vetë trajnerin dhe raportet e tij me Kombëtaren. KAPITENËT ELSEID HYSAJ

Lorik Cana e pasoi shiritin te Hysaj në ndeshjen e parë në Europian ndaj Zvicrës. Odise Roshi e mbajti shiritin në ndeshjen me Norvegjinë, si lojtari me numrin më të madh të ndeshjeve si kuqezi në atë 11- she. Mavraj, për rolin e liderit në ekip, ka luajtur disa herë si kapiten i skuadrës. Të tre këto kanë dhënë gjithashtu sinjale dhe mesazhe, të cilat kanë nevojë të çkodohen nga trajneri gjatë kësaj periudhe, përpara se të startojë kompeticio­ni i ri zyrtar i UEFA-s.

ODISE ROSHI Mesfushori me 50 ndeshje në Kombëtare është zëvendësua­r në tri ndeshjet e fundit nga trajneri, duke e lënë të luajë vetëm 45 minuta, por edhe më pak. Pas Kosovës, kur Panuçi e zëvendësoi në të 43-ën minutë, Roshi deklaroi: "Më vjen keq. Nuk e kuptoj trajnerin pse më zëvendëson. Dshtë e dyta herë". ELSEID HYSAJ

Pas të njëjtës ndeshje, ishte Hysaj që dha gjithashtu një shenjë domethënës­e: A kemi mjaftueshë­m lojtarë dhe cilësi për t'iu përgjigjur të tilla skemave sulmuese? "Nuk e di, këtë duhet ta dijë trajneri", u përgjigj mbrojtësi i Napolit.

MËRGIM MAVRAJ

Së fundmi në kohë, deklarata e Mërgim Mavraj ishte e tillë prej një lojtari me shumë përvojë, me shumë eksperienc­ë personale dhe në Kombëtare si dhe me shumë peshë në ekip. "Duam të sulmojmë, por për këtë gjë duhet të kemi topin. Po e humbasim shumë lehtë. Kemi humbur linjën e mbrojtjes. Duam të bëjmë presim, por nuk po dimë... Me këtë situatë duhet të analizojmë mirë shumë gjëra", u shpreh mbrojtësi për "Top Channel". Në këto kushte, puna e trajnerit Panuçi duket se duhet të nisë me çkodimin e këtyre mesazheve dhe sinjaleve që i janë dhënë nga brenda.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania