Panorama Sport (Albania)

“Karnavale” në Rusi, Brazili nuk burgos lojtarët

Futbollist­ët kanë lirshmëri për t'u argëtuar në Rusi

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

"Gjenerali" Tite heq gradat dhe bëhet mik i lojtarëve. Në Brazil futbolli nuk është thjesht një lojë, është mënyrë jetese, është fe. Ata e ndiejnë këtë lojë dhe shumica e fëmijëve i dedikohen këtij sporti për të arritur majat dhe për të dalë nga varfëria. Botërori i Rusisë është një shans i artë për këtë gjeneratë dhe prej ditësh kanë nisur stërvitjen në qendrën stërvitore të Totenhemit. Nëse shumë trajnerë në Europë kanë vendosur rregulla strikte për grupin e lojtarëve, Brazili bën të kundërtën. Në një dalje publike për mediat, Edu Gaspar, menaxheri i kombëtares braziliane, tregon se lojtarët do t'i trajtojnë si njerëz të rritur dhe jo si fëmijë.

KONTRATA- Brazili nuk do t'i ndalojë lojtarët që në Rusi të kenë mundësinë për të firmosur kontrata me kompani të ndryshme sportive. Madje kanë shkuar më tej se kaq. Në hotelin e prenotuar ka një dhomë, e cila është shndërruar në zyrë specifikis­ht për këtë rol dhe lojtarët do të jenë të qetë për të arritur kontratat e tyre. Drejtuesit mendojnë se vetëm kështu futbollist­ët do të jenë të përqendrua­r. Mjafton të shihni se si u sollën me Fredin, i cili u zyrtarizua dje si lojtari i Junajtid dhe shkoi të kryente vizitat mjekësore.

RRJETE SOCIALE- Në dhomat e zhveshjes së Brazilit nuk ka asgjë për të fshehur dhe lojtarët janë të lirë të postojnë çfarë të duan në rrjetet e tyre sociale. Alegria, festat, këngët dhe argëtimi janë një mënyrë jetese për lojtarët brazilianë. Por, ata

mund t'i shpërndajn­ë këto momente edhe me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

PA SKEMA- Që nga koha kur Tite ka marrë drejtimin e skuadrës, asnjë lojtar nuk merr me vete libra me skemat dhe fletë të panevojshm­e në jetën e tij personale. Gjithçka trajtohet në stërvitje dhe në mbledhjet që bëhen me skuadrën. Tite mendon se nuk duhet t'i ngarkojë lojtarët me presion edhe në jetën e

përditshme dhe kohës së lirë. "Ne nuk u themi lojtarëve që të bëjnë kujdes me ushqimet apo pijet. Ata tashmë nuk janë fëmijë, por burra dhe e dinë që duhet të kujdesen sepse janë lojtar profesioni­stë. Por nuk japim urdhra", ka thënë Gaspar.

TË DASHURAT- Lojtarët brazilianë kanë gjithashtu lejen për të kaluar momente të caktuara me të dashurat dhe bashkëshor­tet e tyre.

Fëmijët e tyre do të jenë prezentë në Rusi dhe do të ndihmojnë në krijimin e një atmosfere pozitive, që do t'i ndihmojë ata të japin më të mirën në fushën e lojës. Sepse Brazili është një familje e madhe dhe të gjithë e dinë qëllimin e tyre dhe objektivin për të fituar Kupën e Botës. Ky kompeticio­n është bërë për t'u fituar, por mbi të gjitha për t'u shijuar. Dhe brazilianë­t dinë t'i bëjnë të dyja...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania