Panorama Sport (Albania)

Prapaskena, ‘klani’ i Mesit i mohoi Ikardit Botërorin

"Nuk ka asgjë të çuditshme, ndoshta nuk luajta mjaftueshë­m sa për ta merituar"

-

Përjashtim­i i Mauro Ikardit nga skuadra e Argjentinë­s në Botëror ka ardhur për shkak se ai nuk është pjesë e klanit të Lionel Mesit. Një gjë të tillë e pohojnë mediat argjentina­se. Sulmuesi i Interit u injorua nga Horge Sampaoli, pavarësish­t se është konfirmuar si një prej sulmuesve më të mirë gjatë sezoneve të fundit. 25-vjeçarit iu komunikua që në muajin prill se ai nuk do të ishte në avionin që do të dërgonte nënkampion­ët e botës në Rusi. Dhe sipas shtypit vendës, legjenda e Barcelonës, nga i cili pritet të jetë i fundit shans për ta dërguar kombëtaren në majën e botës, ka gishtin e tij në lënien jashtë të sulmuesit që shënoi 29 gola në 34 javët e Serisë A këtë sezon. Për Ikardin, lënia jashtë Botërorit nuk ishte një surprizë. Ai e pranoi në fillim të këtij viti se nuk priste që të ishte në listën me 23 emra. "Nuk ka asgjë të çuditshme", tha Ikardi për "Ole". "Mendoj se ndodhi për shkak se nuk kisha luajtur mjaftueshë­m. Nuk e di nëse unë iu bashkova ekipit kombëtar në momentin e duhur për shkak të presionit me të cilën u përballëm. Por unë bëra atë që mu kërkua nga stafi teknik dhe e vërteta është se jam shumë i kënaqur që luajta një rol në kualifikue­se". Pavarësish­t mungesës së tij, amerikano-jugorët kanë një potencial të jashtëzako­nshëm në sulm. Mesin do ta ndihmojnë dyshja e Juventusit, Paulo Dibala dhe Gonzalo Higuain, ndërsa Serxho Aguero mbetet një tjetër opsion për Horge Sampaolin. Argjentina do të luajë në Kupën e Botës kundër Islandës, Kroacisë dhe Nigerisë në Grupin D.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania